Berisha: Kontrata e sterilizimit është e pavlefshme, kostoja 80 herë më e lartë se në shtet

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kontrata e sterilizimit është e pavlefshme për shkak të konfliktit të interesit, kostoja 80 herë më e lartë se në shtet. Berisha tha se, ligji shqiptar kërkon që ato të aplikohen kur ato ulin koston e shërbimit në sektorin publik.
“Për të realizuar vjedhjen e tij me Edi Ramën, Ilir Beqaj, emëroi me firmën e tij, në kundërshtim flagrant me ligjin e konfliktit të interesit, Genc Burazerin, kushëririn e parë, në komisionin e koncesionit. Pas kësaj, Ilir Beqaj, kushëririn e tij të parë, e caktoi për të bërë studimin e fizibilitetit të koncesionit.
Ligji shqiptar kërkon që ato të aplikohen kur ato ulin koston e shërbimit në sektorin publik. Burazeri i Beqajt, nxori me shifra false, se dhënia me koncesion e këtij shërbimi, ulte kostot, kur në të vërtetë ato rriteshin fiks me 80 herë.
Rama dhe Beqaj përdorën konfliktin e interesit për të firmosur kontratën e sterilizimit.
Edi Rama dje, në përpjekje in ekstremis, i rrek të mbronte biznesin e tij të ngritur në një kontratë të bazuar në konfliktin e interesit.
Por çfarë thonë ligjet tona në këtë rast? Referuar ligjit të koncesionit dhe prokurimit publik, pasi në këtë rast është bërë ndërthurja e të dyjave, Genc Burazeri ka pasur detyrë ligjore të nënshkruajë dy deklarata. Deklarata e para e konfliktit të interesit se ai nuk është asnjë person të afërt si drejtues në ministrinë e linjës. Deklarata e dytë ka të bëjë me konfliktin e interesit në shoqërinë në fjalë.
Në këtë çështje ndahen dy raste. Që ky person nuk ka nënshkruar deklaratën e parë, çka do të sillte anulimin automatik të koncesionit. Rasti i dytë është se ai e ka nënshkruar këtë deklaratë dhe ka mashtruar shtetin, pasi kushëriri i tij ishte ministri i linjës.
Në Kodin e Procedurës Administrative, i cili njëlloj si Kushtetuta dhe ligjet e tjera të vendit, nuk ekziston për Edi Ramën, parashikohet se akti administrativ është i pavlefshëm kur bie në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë të këtij kodi. Pra, procedura e ndjekur është fiktive dhe antiligjore dhe sjell si pasojë një kontratë të pavlefshme.
Vjedhja është e provuar, kostoja është 80 herë më e lartë se ajo në shtet.
Në këto kushte, kontrata koncesionare konsiderohet se nuk ekziston pasi është zhvilluar dhe firmosur në kushtet e konfliktit të interesit. Ndaj dhe gjykatësi, me shumë të drejtë ka kërkuar anulimin e kontratës korruptive të sterilizimit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply