Nga Edi PALOKA
Është hera e dytë që përsërit se është i gatshëm të presë edhe gjatë po qe nevoja “në autobusin e BE” se sa të mendojë rrugë të tjera…
Po a nuk ishte po ky që deri vone kërcënonte në çdo rast që i jepej, se nëe BE nuk nxitonte ta pranonte, atëherë do merrte rrugën nga Lindja? A nuk ishte ky që linte të nënkuptohej se Rusia dhe Turqia ishin zgjedhje të preferuara të tij?
Çfarë ka ndodhur që e humbi arrogancën, apo ajo që ndodh gjithnjë me Ramën, që kur i del përpara dikush që e tredh, i hollohet zëri menjëherë…?
Kjo është në fakt historia e jetës së Ramës, gjithmonë bën të fortin e arrogantin me ata që e tolerojnë dhe ky i mendon si të dobët, derisa “i thyejnë turinjtë”, pastaj fillon zvarritet duke u qurravitur.
Duket që ngjarjet e fundit, përjashtimet dhe përçmimi që i kanë bërë së fundmi në Evropë, e kanë zbritur me këmbë në tokë. Siç duket e ka kuptuar që nuk është ai “lideri botëror e karizmatik” për të cilin i ka mbushur mendjen vetes, po thjesht një kloun që e kanë toleruar derisa doli nga roli i tij e ia hoqën prapashtesën “zmatik”.