Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ne do të bëjmë gjithçka që vendi të ketë një kod zgjedhor që të japë zgjedhjet më të drejta të mundshme për qytetarët shqiptarë.
“Nuk janë më pak aferat e shëndetësisë që kanë kushtuar mijëra e mijëra jetë. Nuk është më pak konflikti i interesit. Ministrja i jep burrit tenderin, Edi Rama akrabasë, e kështu me radhë.
Ne kemi një rol shumë të madh, gjithashtu mendoj në një legjislacion tërësor të ri, për luftën kundër vjedhjeve qeveritare dhe korrupsionit.
Kombet që janë në vështirësi përdorin ligje të forta, në mënyrë që të dominojnë një fenomen që po e rrënojnë, shkatërrojnë atë.
Kemi reformën për zgjedhjet. Ai siç e dini është i aftë për çdo gjë për të përcaktuar kuadrin zgjedhor, por besoj se përcaktimin më të vërtetë të jetës së tij, e bëri kur tha; Kodi zgjedhor është një kinezëri.
Megjithatë ne do të bëjmë gjithçka që vendi të ketë një kod zgjedhor që të japë zgjedhjet më të drejta të mundshme për qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.