Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, protestat e qëndrueshme popullore i japin vendin e merituar Ramës. Berisha tha se, duhet të ngremë komisione hetimore parlamentare në Kuvend.
“Nuk është një mision i lehtë, është një mision shumë i vështirë. Është një mision i vështirë sepse Edi Rama ka krijuar mekanizmat kriminale të grabitjes së mandateve dhe është në bindjen time me të thellë se vetëm protestat e qëndrueshme popullore mund ti japë vendin atij. Por kjo nuk mund të jetë armë e vetme e opozitës.
Opozita në vlerësimin tim, ka dhe duhet të shfrytëzojë çdo hapësirë.
Në radhë të parë në parlament, i cili drejtohet në mënyrën më staliniste që është drejtuar në 32 vite. Por megjithatë ne duhet të bëjmë gjithçka për një bashkërendim dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë për të nxjerrë në shesh të vërtetën e këtij regjimi.
Zonja dhe zotërinj deputetë!
Para 1 muaji është arrestuar Pëllumb Gjoka. Unë ju garantoj ju se shumëfishi i tij është Edi Rama, me të gjitha lidhjet e tij dhe dokumentet. Jo vetëm që po jepte atë licencën me 5 yje për të marrë kazinonë, por edhe për një seri arsyesh të tjera. E them këtë për ta ditur qytetarët se me çfarë përballet ai dhe përfaqësuesi i tij.
Por përsëri aktiviteti eficent i yni, si deputetë të opozitës ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Një komision parlamentar hetimor u krijua për djegësat. Shënoi një kthesë. Nuk mund ta mohojmë. Duhet ta pranojmë se shënoi një kthesë sepse është e zakonshme të thuhet se këto komisione nuk kanë sjellë gjë. Jo nuk është ashtu.
Ai komision, po flas për atë, por edhe të tjera mund të ketë, ai shënoi një kthesë në qëndrimin tërësor ndaj vjedhjes më të madhe të realizuar. Sigurisht Edi Rama po i mbron balozët kryesorë, por ama ata tani janë të zhveshur para shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
Check Also
Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro
Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …