PD dhe opozita të bashkuar kundër regjimit, vendimet e marra nga grupi i PD

Nga sot grupi parlaentar i PD dhe ai i opozitës do të nisin aksionin politik kundër regjimit të bashkuar dhe në unifikim të plotë të qëndrimeve politike. Mbledhja e 43 deputetëve të pranishëm ka nisur menjëherë nga vedimmarrjet për qëndrimet që do të mbahen në Parlament nga java e ardhshme.

Gazment Bardhi tregoi një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar, ndërsa shtoi se do të rikonceptohet komisioni i ri i reformës zgjedhore.

“Sot në takimin me 43 deputetë të Partisë Demokratike, aleancës për ndryshim, kemi caktuar një pjesë të axhendës parlamentare.

Së pari, prioritet i punës së deputetëve të do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, çuarja përpara e Reformës Zgjedhore e cila për fat të keq është bllokuar prej 2 vitesh, është vendosur si prioritet i punës së gjithë deputetëve të opozitës duke rikonceptuar Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe detyrat që do duhet të përmbushë me afate dhe përgjegjësi të qarta ky komision. Pasi kemi analizuar produktin e deritanishëm të Komisionit të Reformës Zgjedhore na rezulton që nuk ka patur asnjë produkt, janë zhvlluar 1 apo 2 mbledhje gjithsej dhe nuk mund të vazhdohet më kështu”.

Ndërsa vendimi i dytë që u mor është kërkesa e opozitës për ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare.

“Së dyti, kjo opozita ka përballë qeverinë më të korrptuar në historinë 32-vjeçare të vendit. Çdo ditë përballemi me skandale të kësaj qeverie. Për këtë arsye kemi vendosur ngritjen e 3 komisioneve hetimore. Së pari për koncesionet, PPP-të dhe problematikat në shëndetësi. Komisioni hetimor që do kërkojë opozita do synojë të ndihmojë edhe punën e organit të prokurorisë. Çështja e dytë ka të bëjë me të dhënat personale të qytetarëve, abuzimi me patronazhistët apo skandali më i fundit i ngritur edhe nga SHBA lidhur me dyshime serioze për ndërhyrjë në sistemin TIMS kanë vendosur si prioritet nr.2 ngritjen e një komisioni hetimor. Dhe së treti njihemi çdo ditë se si zyrtarë publik në kushtet e konfliktit të interesit marrin vendime për të pasuruar miqtë, shokët me fonde publike, prandaj një tjetër komision.

Këto ishin 2 shtyllat kryesore të diskutimeve në këtë takim. Ka patur edhe diskutime të tjetra. E shikoj takimin e sotëm si një takim të vonuar dhe si një mundësi e humbur gjatë këtyre 2 viteve.

Për një pjesë të bohël të kolegëve që nuk u bënë sot pjesë, kjo është tryezë e çdo deputeti të opozitës dhe nuk duhet të mbajë larg asnjë deputet”, theksoi Gazment Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply