Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes ku morën pjesë 43 deputetë të opozitës. Berisha tha se, ftesa ime është për çdo deputet, të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.
“Unë e kuptoj se ju doni të rrëmoni në çdo lloj, por të jeni të sigurtë se pozitiviteti i këtij takimi do ti zgjidhë të gjitha kureshtjet tuaja.
Sigurisht që këtu nuk ishin sot deputetët e Partisë së Lirisë, të cilët janë opozitar të vendosur, por ftesa ime është për çdo deputet që është i vendosur të luftojë këtë regjim të bashkojmë forcat për një fitore të sigurtë në zgjedhjet e ardhshme.
U morën vendime shumë të rëndësishme.
Na bashkoi përgjegjësia e lartë morale, ligjore dhe e gjithanshme që kemi para 620 mijë zgjedhësve idealistë që votuan në datën 14 maj kundër Edi Ramës, ndonëse në zgjedhjet më të pandershme, të palira, më të padrejta të bëra ndonjëherë”, tha Berisha.
Berisha tha më tej se, interesat kombëtare janë të parat për çdo opozitar, çdo qytetar.
“Ky është një takim i 43 deputetëve i dalë nga një aleancë opozitare dhe do të vendosin që në parlament ti kallin datën Edi Ramës.
Asgjë më të moralshme nuk ka se sa betejën kundër Edi Ramës që po shkreton Shqipërinë. Interesat kombëtare janë të parat për çdo opozitar, çdo qytetar.
Janë 620 mijë opozitarë që sot marrin frymë lirisht dhe me optimizëm.
Sot para tyre hapet një horizont i ri kundër një regjimi që bazohet tërësisht në mafian, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve”, tha Berisha.
Check Also
Berisha: Mosbindja do të përshkallëzohet! Mos dëgjoni papagajtë e qeverisë që bëjnë opozitën e opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, deklaroi …