A kanë mbetur ende mjekë nën “Rilindje”?!

Nga Erion DASHO

Pasi eksperimentoi me një informaticien, vazhdoi me një kimiste, Rilindja tashmë ka një sociologe në krye të Shëndetësisë.

Sektori i cilësuar prioritar, i përdorur si subjekt për kryemashtrimin me shëndetësinë falas, për të vazhduar me rrjepjen nëpërmjet koncesioneve, për të kulmuar me vrasjen e më shumë se 20 mijë shqiptarëve dhe talljen e më shumë se 2.8 milionë të tjerëve gjatë pandemisë, sot vazhdon të mbetet i pareformuar, i nënfinancuar dhe i përqeshur.

Sa herë nevojitet për demagogji, del në kronika dhe ekrane, aktorët e tij kryesorë, mjekët dhe infermierët, shpallen heronj, etj., etj. Kur kalon lumi, mjekët përndiqen, përgojohen, arrestohen, burgosen, dëbohen dhe syrgjynosen.

Sektori ka 10 vjet që milet dhe deri tani ka prodhuar 400 milionë euro qumësht për oligarkët dhe ortakët e rilindjes. Për qytetarët prodhon vuajtje, shpenzime nga xhepi dhe mashtrime.

Por a ka shpresë për sistemin shëndetësor nën rilindjen? Shkurt, jo!

Jo, sepse rilindjes nuk i intereson as sistemi shëndetësor dhe as shëndeti i qytetarëve!

Jo, sepse rilindjes i duhen elifimatrakë në njohuri, por të bindur në hedhje firmash!

Jo, sepse nuk mjaftojnë vetëm ministrat injorantë, por rilindja i vuri kazmën edhe administratës, duke dëbuar mjekët nga drejtimi dhe duke i lënë institucionet më prestigjioze të sektorit në duart e klarinetistëve dhe balerinave!

Jo, sepse në radhë të parë, të ardhurve jashtë sistemit nuk u dhemb sektori, ata e trajtojnë atë si çifligun e radhës, duke kërcyer sa tek sigurimet, sa tek punësimet, sa tek projektet europiane, e kështu me radhë!

Prandaj pyetjet e mia në fund të këtij statusi janë:

A ka mbetur dikush që mund t’i thotë Boratit, klarinetistëve dhe balerinave të veta, “Mjaft u tallët me djersën dhe mundin e brezave të tërë kolosësh me bluzë të bardhë”?!

A ka mbetur dikush që ende i dhimbset përparësia e vet e bardhë, vitet e shkollës, diplomat e fituara me djersë e gjak dhe mijëra ditë e netë jete në shërbim të pacientëve?!

Apo kanë mbetur vetëm servilë që hanë bombonet që u servirin boratët, që recitojnë vjershat e mësuara përmendësh dhe luajnë rolet e turpshme në estradën e rilindjes?!

Në fund të fundit:

A kanë mbetur ende mjekë nën Rilindje?!

About Redaksia

Check Also

Në vend të një urimi për Sali Berishën

Nga Luçiano BOÇI Sali Berisha ka sot ditën e lindjes, duke dominuar me peshën e …

Leave a Reply