Paralajmërimi: Grupi i PD dhe opozitës do të zgjerohet me deputetë të tjerë

Flamur NOKA

Takimi i sotëm i deputetëve të opozitës është dëshmi dhe konfigurim i opozitës së vërtetë në Shqipëri.
Çdo deputet në takim dhe ata që do na bashkohen në vijim marrin përgjegjësinë e ngarkuar nga shqiptarët që i votuan në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Takimi është guri i parë në unifikimin e qëndrimeve të deputetëve të PD për krijimin e Frontit Opozitar.
Me këtë takim fillon një betejë e përbashkët dhe e pakompromis kundër regjimit të Ramës.
Ftesa është e hapur dhe kontributi i mirëpritur për të gjithë individët dhe partitë e tjera, parlamentare ose jo.
Përcaktimi i axhendës, me ngritje komisionesh hetimore parlamentare, në vijim të reformës së ngecur zgjedhore, si dhe bashkërendim të aksionit opozitar.
Një takim periodik i hap rrugën instalimit të një forumi opozitar që do të bëhet kryeqendra e aksionit politik në vend me synim fitoren në zgjedhjet e 2025.
Takimi i sotëm është një sinjal për demokratët dhe shoqërinë se, para një nevoje kombëtare dasitë janë të kapërcyeshme.
Ne si opozitarë mund të kemi ide dhe shije të ndryshme, por njohim interesin e vendit mbi të gjitha idetë, shijet dhe dasitë.

About Redaksia

Check Also

Drama e shkollës, vetëm 22 studentë të rregjistruar tek Gjeografia, 7 tek Fizika, 0 tek…

Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore, është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e …

Leave a Reply