Deklarata e fortë e Crawford: Rama mund të hetohet në SHBA për korruptimin e McGonigal

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford, aktualisht president nderi i këtij institucioni, duke folur në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’, me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, është shprehur se Edi Rama mund të hetohet në SHBA për korruptimin e Charles McGonigal.

Gjatë bisedës në SYRI TV, Crawford u shpreh se, ekziston një precedent ku drejtësia amerikane ka hetuar dhe gjykuar një qytetar që nuk është amerikan, por ka korruptuar një qytetar amerikan.

‘Gjykata amerikane ka të drejtë të hetojë edhe një qytetar që nuk është amerikan, por që bërë një shkelje kundër SHBA-së, dhe që vjen nga jashtë. Nuk e di nëse do të bëhet kështu, ende nuk ka ndodhur kjo.

Në Amerikë ka një akt, që quhet  ‘korrupsioni për aktivitet të jashtëm’. Nëse një amerikan shkon në Zelandë të re, kërkon një koncesion dhe paguan një ryshfet atje, ai/ajo mund të hetohet në SHBA për këtë. Aq më shumë kur paguhet për të korruptuar një agjent të FBI-së. Ne e kemi një precedent që aplikohet për biznesin në përgjithësi, biznesin privat, që mund të hetohet në SHBA.

Meqenëse McGonigal është shprehur deri më tani i pafajshëm dhe personat e tjerë në dosje nuk janë nën para gjykatës, unë nuk mund të them që do të ndodhë, por logjikisht sipas precedentit mund të jenë në rrezik.

Dosja e Uashingtonit është shumë domethënëse sepse ka lidhje me naftën, politikën, sepse është hetuar edhe një amerikan që ishte si këshilltar këtu në Shqipëri. Kështu që ka shumë gjëra që janë domethënëse’, u shpreh Marc Crawford.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sërish ne do rivendosim betejën më të egër kundër korrupsionit, tolerancë zero ndaj tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka deklaruar se Partia Demokratike …

Leave a Reply