Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ky libër ka synim që të bindë çdo shqiptar që Edi Rama ka vjedhur dhe nuk ka fituar zgjedhje. Berisha tha se, Edi Rama u thotë shqiptarëve, i kam vjedhur dhe do ti vjedh zgjedhjet.
“Bajrët, Pëllumb Gjoka, Banda e Durrësit, banda e Elbasanit dhe të gjitha me radhë erdhën nga të 4 anët, nga ku ishin për të shndërruar fuqinë e krimit në vota. Ky është vetëm njëri aspekt.
Askush nuk duhet ta marri këtë libër, këtë raport si një qarje, jo ky është një kushtrim. E kemi publikuar me një qëllim që çdo shqiptar që ka besimin, interesim më minimal tek e vërteta, duhet ta dijë se Edi Rama zgjedhje nuk bën.
Edi Rama vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh zgjedhje. Ky është qëllimi i këtij libri.
Ne bëmë gjithçka për përmirësimin e kodit zgjedhor, por çfarë tha në fillim të fushatës elektorale; kinezëri e partive, do më diktojnë mua ata, dhe unë nuk pyes për ta.
Edi Rama u thotë shqiptarëve, i kam vjedhur dhe do ti vjedh zgjedhjet. Por cila është tragjikja sociale dhe politike në këtë mes. Po në mënyrë fatale, është krijuar koncepti se ky i vjedh zgjedhjet, por i fiton. Ky është gjëja më e turpshme. Ky është koncepti i njeriut të frikësuar gjer më palcë, apo njeriut të verbuar gjer në infinit, fanatik.
Është njësoj si ti thuash hajdutit, ato që ke vjedhur janë të tuat. Si ti legjitimosh hajdutit që të hajduti, që ke marrë diçka, por të tjerat janë të tuat.
Ky libër ka synim këtë, që të bindë çdo shqiptar që Edi Rama ka vjedhur dhe nuk ka fituar zgjedhje.
Po i injoroj të gjitha faktet e rreshtuara në këtë libër. Por po marr vetëm vendimet zyrtare të Edi Ramës nga fillimi gjer në fund të fushatës elektorale, jo nën rrogoz, por para kamerave u tha shqiptarëve se ky ligj zgjedhor është një kinezëri.
Nga fillimi e deri në fund me vendim qeverie vendosi tu dërgojë pensionistëve zarfin 50 mijë lekë, 683 mijë pensionistëve. Me vendim qeverie, të gjitha në kundërshtim me ligjin shpalli rritjen e rrogave në mes të fushatës elektorale. Shpërndau miliona e miliona para për tërmetin. Vetëm në Peshkopi shpërndau 400 mln lekë për personat më aftësi ndryshe. 13 mijë pensionistë shtoi në lista pa kontribute. Këto janë të gjitha veprime zyrtare dhe nuk janë veprime me Bajrët, Bandën e Durrësit, Elbasanit etj. Janë veprime nga zyra”, tha Berisha.
Check Also
Bardhi në Londër: Britania e Madhe, aleat i çmuar i Shqipërisë në rrugëtimin demokratik
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në …