Zbardhen lidhjet me krimin të prokurorit të Ramës që amnistoi Beqjan, Dosja e Bajrave, Gjoka dhe kazinoja…

Edvin Kondili ishte kandidati i preferuar i Ramës për në krye të SPAK. Të gjithë e kujtojnë betejën e hapur dhe publike mes Ambasadës amerikane dhe Ramës për kreun e SPAK. Amerikanët kërkonin në krye të SPAK Dumanin, ndërsa Rama, Edvin Kondilin. Po pse Rama donte në krye të SPAK Kondilin?

Arsyeja ishte e thjeshtë. Ai kërkonte komandim të plotë të SPAK përmes Kondilit, i cili nga përgjimet e dosjes “Metamorfoza” ishte nën kontrollin e plotë të bandëës së Bajrëve dhe Pëllumb Gjokës, biznesmenit që Rama e shpalli investitor strategjik dhe që porosiste vrasjet.

Ishet po ky Konil i cili dëshmoi veten si ushtar të Ramës ku në dosjen e sterilizimit ai amnistoi Beqjan për kjo vjedhje e dytë e shekullit po për llogari të Ramës.

Berisha, ka ngritur akuza se biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” për lidhje me krimin, donte të emëronte kreun e Prokurorisë Anti-Korrupsion.
“Çfarë tregojnë? Ato tregojnë se strategjia e Ramës ‘hëngshin kokën e njëri-tjetrit’ është bërë strategji e shtetit. Pëllumb Gjoka i thotë Behar Bajrit; pyete drejtorin se pse më arrestoi mua djalin e xhaxhait? Kush e nxiti, e kishte fjalën për grupet. Pyete se kush e nxiti. Ai tha; do ta pyes, do ta fus në borxh të rëndë.

Po nëse kthehemi te direktiva e atij që është krimministër që thotë; ‘kokat t’i hanë njëri-tjetrin’, ai po krijon mundësi që të hanë njëri-tjetrin. Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë i Edi Ramës. Ai po emëronte kreun e SPAK.
Kondili, që dërgoi dosjen e Bajrave në Shkodër bashkë me një tjetër, shpalli se këta nuk janë organizatë kriminale,
Sa mori Kondili e dinë kazinotë e Pëllumb Gjokës. Kondili, të cilit bodyguardi i Pëllumb Gjokës i rrinte mbrapa në kazino për ti dhënë topat me euro, do na dilte nga Rama edhe kryetar i SPAK.

Sa mori Kondili? Sa donin kazinotë e Pëllumb Gjokës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply