Berisha: Lulzim Basha dhe Tom Doshi janë njësoj në aspektin politik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një interviste të dhënë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në vend. Gjatë intervistës Berisha u shpreh se, Lulzim Basha dhe Tom Doshi në aspektin politik janë njësoj. Sipas Berishës nuk ka asnjë ndryshim mes tyre, por i vetmi ndryshim është se Tom Doshi është i hapur në koalicion me Edi Ramën, kundër Sali Berishës.

Çim Peka: Ju thatë një takim të Bashës me Ballën. Unë po ju them ka disa takime të Bashës me Ballën. Ka dhe diçka tjetër, Edi Rama shprehet kudo se tashmë janë në bashkëqeverisje se Balla është në qeveri si ministër i Lulzim Bashës. Kur thoni vetëm këta të dy jo, ju keni pranuar dhe Lufter Xhuvelin në qeveri kur keni pasur nevojë.

Sali Berisha: Kam pranuar Lufter Xhuvelin sepse ai ishte kryetari një partie reale, Agrare qendër e majtë, e cila ka pranuar programin e PD-së, ka paraqitur vërejtjet e veta, dhe kemi qeverisur shumë mirë së bashku. Kjo është në kuadrin e një koalicioni disa partiak. Është një gjë normale. Ndërsa lidhur me këta dy persona, këta sot janë nën shërbim të Edi Ramës, ose po aq në shërbim sa Tom Doshi. Por Tom Doshi nuk bën protagonizëm, rri në punën e vet, merr ato tendera, jep ato 3-4 vota. Thashë, se në parimin se këtu është një relacion fatal që krimi shndërrohet dhe vota në krim. Ai fiton 3 mijë tendera, ato shndërrohen në vota dhe ai vazhdon e fiton 5 mijë tendera. Ky është një relacion i tmerrshëm në Shqipëri. Kurse Lulzim Basha është peng. Nuk mund të them se është peng Tom Doshi, se do ja thoja menjëherë Tom pengu, po jo nuk ështe peng. Tom Doshi ndjek agjendën e tij. Lulzim Basha është peng i faktuar me dosjen e larjes së parave. Ata që shkojnë mbas pengut bëjnë zgjedhjen e tyre. Por që Lulzim Bashës ja mbylli Edi Rama dosjen këtë nuk ka shqiptar që nuk e di. Dhe e ka lënë mundësinë për ta hapur, sepse njëri prokuror nuk e ka firmosur, pra jemi në këto kushte dhe ju e patë. Njoftimin për Lulzim Bashën në parlament e bëri kryetarja e parlamenti që nuk ndodh kurrë. Pra është një fakt.

About Redaksia

Check Also

Bardhi në Londër: Britania e Madhe, aleat i çmuar i Shqipërisë në rrugëtimin demokratik

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në …

Leave a Reply