Berisha: Rama më i përçmuari i Ballkanit!

“Kjo verë ka qenë shumë interesante, ka qenë një nga verat më dinamike që ka pasur ndonjëherë në zhvillime”. Kështu deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV. Sipas Berishës, Rama aktualisht është aktualisht më i përçmuari i Ballkanit. I pyetur nga gazetari Çim Peka në lidhje me marrëdhëniet e Ramës me Kosovën dhe Greqinë, Berisha u shpreh se Ramës i ka rënë çdo maskë.

Peka: Pse?…

Berisha: Marrim disa aspekte. Merr Edi Ramën. Grabiti mandatin e tretë, u paraqit si i mandatuar për 3 herë rresht. Ku është sot, më i përçmuari i Ballkanit. I ra çdo maskë në raport me Kosovën. Duke patur si shpatë Demokleu çështjen McGonigal, u hodh në një sulm të paimagjinueshëm ndaj një vendi fqinj, nuk po them fare shqiptar, një vendi vëlla, apo një vendi motër, por ndaj një vendi fqinj, ai që ka minimumin e minimumit të seriozitetit, integritetit nuk mund të sillet kurrë si një rrugaç siç u soll ky me Kosovën. Ky për të mbuluar vjedhjen e mandatit, për të mbuluar McGonigalin, nuk jam shqiptar unë tha, jam EuroAtlantik, paçka se flamurin e NATO e ka zhdukur nga e gjithë Shqipëria. Shkoni te kryeministria, ne jemi anëtarë të NATO-s, jo BE-së. Unë e kam pasur gjithmonë edhe flamurin e BE-së, por flamur për anëtarësim kemi të NATO-s ne. Aty e hoqi flamurin e NATO, e zhduku ky EuroAtlantisi dhe iu vërsul si EuroAtlantik, jo si shqiptari që ka vjedhur mandatin, jo shqiptari që ka rekrutuar McGonigalin, ju vërsul Albin Kurtit dhe tha se tani më erdhi rasti që unë të bëhem de fakto kryeministri i Kosovës.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply