Osmani me Sekretarin e NATO-s: Veriu ka qenë dhe do të jetë pjesë e Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë konferencës që pati me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg i tha atij se Kosova ka forca keqdashëse të cilat janë të vendosura ta rrënojnë suksesin historik të saj.

Osmani tha se Kosova bashkë me rajonin rrezikojnë të bëhen pikë e ndezjes së konflikteve, për shkak të keqdashjes ruse dhe agjendës destablizuese të duarve të zgjatura, duke aluduar në Serbinë.

“Kosova po përjeton ndërhyrje të paligjshme të huaja dhe obstruksion të autoritetit legjitimit në veri dhe në shumë raste kjo ka sjellur edhe agresion”.

“Që të jem e qartë, veriu i Kosovës ka qenë dhe do të jetë pjesë përbërëse e Kosovës. Nuk do të lejojmë që veriu të bëhet fushëbetejë për arritjen e ambicieve hegjemoniste të autokratëve rajonalë”, tha Osmani.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se, me presidenten e Kosovës, diskutuan për situatën në veri dhe për misionin e ruajtjes së paqes së vazhdueshme në Evropë.

“Sapo diskutuam tensionet në veri të Kosovës, dhe misionin për ruajtjen e paqes së vazhdueshme në Evrope.

Në veri të Kosovës kanë mbetur të plagosur 33 persona, një situatë aspak serioze dhe e pranueshme për stabilitetin e Rajonin.

E shoh këtë me rëndësi maksimale dhe duhet të takohen pikat maksimalisht. Çdo largim i forcave të policisë nga veriu u Kosovës, kërkon përfshirjen e KFOR dhe konsulta të veprimeve nga policia e Kosovës, që mund të ndikojnë në sigurinë e mjedisit.

NATO ka qindra trupa në Kosovë, jemi të gatshëm të përmbushim mandatin tonë, për të siguruar paqen në Kosovë.

Jemi në kontakt me organizatat e sigurisë në Kosovë dhe Serbi, sa i përket pikave të ndërmarra nga Kosova për të ulur tensionet.

Për zgjedhjet në veri të Kosovës, për të mos pasur tensione në vazhdimësi, të gjithë personat duhet të veprojnë.

Jam duke përshëndetur edhe vijimin e një takimi javën tjetër, për të vijuar për të folur për të gjitha pikat e nevojshme.

Është një mundësi e Kosovës e cila është shprehur e gatshme të punojë në lidhje edhe me paqen dhe sigurinë euro atlantike”, tha Stoltenberg.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply