Berisha: Qytetarët e Tiranës do ta çojnë Erion Veliajn aty ku e ka vendin!

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka kërkuar sërish sot Erion Veliajt që të dorëzohet vetë para drejtësisë për aferën e rëndë korruptive të inceneratorit të Tiranës, si projektues dhe përfitues i saj, duke shprehur bindjen e plotë se qytetarët e Tiranës nuk do ta amnistojnë kurrë atë.

“Fitimi i Erion Veliaj dhe i klanit të plehrave me djegësin Veliaj kalon edhe mbi 1 miliardë në 30 vite, thuhet në video-mesazhin e shkëputur nga deklarata e kreut të PD-së të disa ditëvë me parë.

“A mundet të nxirret mbi ligjin ky hajdut që s’njeh ligj, as moral?! ngre pyetjen Berisha. “SKAP” i partisë e ka amnistuar Erion Veliajn. Qytetarët e Tiranës nuk do ta amnistojnë atë dhe do ta çojnë aty ku e ka vendin! Prandaj dhe i them: Shko vetë më mirë, se nuk ka forcë në botë që të amniston me këtë krim të shëmtuar!”, përfundon video-mesazhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubia është kryeministrja hije, Rama kujton se Brukseli nuk i sheh këto!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar tha se, Lubia …

Leave a Reply