Shqipëria me fitore të madhe ndaj Polonisë, merr vendin e parë në grup

Shqipëria ka arritur një fitore të madhe kundër Polonisë duke fituar me rezultat 2-0. Jasir Asani (37’) dhe Merlind Daku (63’) shënuan për Shqipërinë të cilët për momentin janë në vendin e parë me 10 pikë në Grupin E.

Kjo Shqipëri nuk di të ndalet.

Kombëtarja Shqiptare është shumë afër për t’u kualifikuar në Euro 2024 që mbahet në Gjermani pasi që ka mposahtur Poloninë në ndeshjen e pestë në grupin E.

Shqipëria do të këtë edhe tri ndeshje për të luajtur, por fitorja e sotme i jep komoditet atyre që të jenë favorit për ta kaluar të paret grupin.

Polonia bëri tentimin e parë për gol, por ishte Strakosha që ishte i sigurt duke pritur këtë tentativë të polakëve në minutën e tetë.

Bajrami organizoi një aksion të mirë duke pasuar për Asanin, i cili nuk e arriti pasimin e tij, aksion ky i zhvilluar në minutën e 18.

Për një moment, më shumë se 20 mijë shikues në Air Albania mbetën pa frymë kur Jakob Kiëior i Arsenalit shënoi për Poloninë.

Por, pas tre minutave Shqipëria mori frymë lirshëm pasi që goli u anulua se ishte në pozitë jashtëloje.

Sheipëria rrezikoi përsëri në minutën e 36-të kur Asani nisi një top në zonë për Cikalleshin, i cili dështoi për të shënuar.

Pas një minute, Jasir  Asani realizon një perlë të vërtetë duke kaluar Shqipërinë në avantazh me një golazo.

Pjesa e dytë nis me një tentim të Krychoëiak në minutën e 55-të por goditja e tij shkon shumë larg kuadratit të Strakoshës.

Pas kësaj, Shqipëria shënon edhe një gol tjetër.

Ish sulmuesi i Kosovës U21 Mirlind Daku mori një top të mirë nga ish lojtari tjetër i Kosovës, Ylber Ramadani për të shënuar për rezultat 2-0 në minutën e 61-të te ndeshjes.

Shqipëria ishte afër për të shënuar edhe një gol tjetër në në minutën e 68-të por goditja e tij u prit nga portieri polak.

Pjesa e mbetur nuk dhuroi më gola dhe ndeshja përfundoi me shifrat 2-0, një fitore kjo që e afron Shqipërinë me Euro 2024 që zhvillohet në verën e ardhshme.

Shqipëria mund ta përfundojë çështjen e kualifikimit për në Euro 2024 me një fitore kundër Republikës Çeke në Air Albania më 12 tetor, ku do ta luan vetëm një ndeshje.

Dy ndeshjet e fundit për Shqipërinë janë më të lehta në letër pasi që kombëtarja shqiptare do të luan në nëntor si mysafirë të Moldavisë kurse në shtëpi presin skuadrën jo favorite, Ishujt Faroe.

About Redaksia

Check Also

Ish-“ylli” i Atalantës: Mbappe s’është Ronaldo!

Josip Iličić, i cili gati sa nuk i dha fund karrierës për shkak të depresionit, …

Leave a Reply