Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e “Open ka folur rreth zhvillimeve në kampin opozitar. Lubonja është shprehur se Bashën e kanë braktisur shumica e deputetëve dhe demokratëve sespse nuk duan të marrin stigmën e njerëzve që bashkëpunojnë me Ramën. Basha do të donte t’i kishte me vete, do të donte t’i kishte nën hyqmin e vet, por këta nuk e pranojnë.
“Unë nuk dua t’i demonizoj këta që janë kanë mbetur me Bashën ende, por mund të gjesh sebepe e lidhje se kush është ky dhe kush është ai. Këta që mbështesin Bashën po luajnë skenarin ashtu siç e do Rama. Unë shoh nevojën e bashkimit të opozitës për t’i bërë ballë pushtetit të Ramës, kjo është e rëndësishmë”, u shpreh Lubonja.