Me 25 plumba persona të panjohur ekzekutuan gjashtë persona me origjinë shqiptare në orët e vona të pasdites në Luçë. Protothema.gr ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Brenda një makine Ford Focus u gjetën të vdekur pesë prej shqiptarëve, ndërsa një tjetër ndodhej jashtë makinës me targa gjermane.
Policia greke është në kërkim të autorëve të cilët janë arratisur me një motor dhe një makinë të zezë.
sipas informacioneve paraprake dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave shqiptare mafioze.
Ambulanca ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili ka konfirmuar se personat që u qëlluan kanë vdekur. Forca të forta të ELAS-it kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.