Policia e Kosovës arreston serbin e kërkuar nga Interpoli

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në koordinim me Drejtorinë e Migrimit, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot ka arrestuar një person të dyshuar i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Personi i dyshuar J.P., (viti I lindjes 1995, mashkull shtetas serb), kishte rezultuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol, njofton policia, transmeton Express.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për rastet e tilla.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend, përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

About Redaksia

Check Also

Tentohet sërish vrasja e Trump në takimin në Kaliforni

Ish-presidenti amerikan Donald Trump duket se do po përballet me një seri atentatesh gjatë fushatës …

Leave a Reply