“RD”
Një fitore që mund të konsiderohet historike me dy gola të mrekullueshëm të Asanit dhe Dakut. Ajo që ra në sy ishte festimi i golave të lojtarëve të Kombëtares.
Të dy lojtarët u bënë njësh me tifozët dhe të dy pas portave të kundërshtarëve. Askush prej tyre nuk shkoi nga ajo që quhet tribuna vip. Një rastësi? Nuk mundet.
Ata e dinin që në atë tribunë ishte edhe Rama, por zgjodhën me vetëdije ta injorojnë. I kthyen fundshpinën dhe as nuk i ra ndër mend as të kthenin kokën nga ajo tribunë as pas mbarimit të ndeshjes.
Shqipëria ka marrë fitoren më të rëndësishme në shtatë vitet e fundit, pasi ka mposhtur Poloninë me rezultat të pastër 2-0.
Jasir Asani dhe Mirlind Daku realizuan golat e fitores për kuqezinjtë që tani e shohin vetën në krye të Grupit E me 10 pikë të grumbulluara.
Në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme ku nuk kishte asnjë vend të lirë pas të gjitha biletat ishin shitur.
E pas përfundimit të ndeshjes futbollistët dhe tifozët dhuruan një shfaqje spektakolare nga festa e tyre.
Në sfonde ishte kënga e pavdekshme e Shkurte Fejzës ‘Mora fjalë’ këngë që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jasharit.
Të gjithë futbollistët dhe stafi teknik u afruan te tifozët për të festuar derisa këndonin këngën e komandantit legjendar Adem Jashari.
Festa e golit të Mirlind Dakut dhe tatuazhi i kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Një Kombëtare e bashkuar e me grintë të madhe dhe kësisoj edhe sukseset nuk mungojnë.
Video në fjalë është shpërndarë jashtëzakonisht shumë pasi shihen qartë emocionet e futbollistëve nga të gjitha trevat shqiptare duke kënduar këtë këngë.