Bufi çon në gjykatë deputetin pse i kërkoi mbështetje për familjen e të riut që u mbyt në lumë

Nga Luan BAÇI

Pak më shumë se një vit, më parë, në 11 Gusht 2022 i shpreha ngushëllimet familjes së djalit fatkeq nga Rroskoveci, që u mbyt në lumë duke peshkuar, për të siguruar bukën e gojës, quhej Ergys Saka!

Ndër të tjera i bëja thirrje Bufit të Rroskovecit, që drejton bashkinë duke grabitur zgjedhjet, që të kujdesej për këtë familje, që arriti deri në këtë pikë edhe si rezultat i braktisjes nga pushteti i Ramës dhe mospërfilljes dhe braktisjes, nga Bufi i bashkisë së Rroskovecit!

Bufi i Rroskovecit në vend që të bëj detyrën, pavarësisht se nuk e meriton të jetë në krye të bashkisë, harxhon kohë dhe para, për të bërë presion duke ju drejtuar gjykatës, se paskam fyer dhe shpifur për Bufin!

Zj Bufi, për çfarë ju kam fyer?

Ju kam quajtur Buf?

Për ata që se dinë, si mund ta thërras, duke e respektuar?

Zonja Bufi kështu e ka mbiemrin ” Bufi” nuk mund ti them Majlinda skam konfidenca me të!

Për çfarë kam shpifur?

A nuk e keni braktisur familjen e të ndjerit dhe jo vetëm atë, por shumë familje të tjera dhe nga pamundësia për të jetuar, pa pune, pa ndihmë ekonomike, rrezikonte dhe humbi jetën duke peshkuar çdo ditë në lumin Seman?

Më poshtë po publikoj statusin e dt 11 Gusht 2022, për të cilin Bufi i Rroskovecit me akuzon dhe me ka çuar në gjyq!

“Qofsh i parajsës Ergys Saka!

Ngushëllimet me te sinqerta, nenës se tij fat keqe dhe gjithë te dashurve te tij!

Iku dhe një engjëll tjetër nga atdheu ynë në mënyrë tragjike nga mjerimi dhe varfëria!

Në vend që të ishte duke lozur ose pushuar si bashkëmoshatarët e tij kudo nëpër botë, Ergysi, ishte çdo dite ne pune dhe ne kohen e lire shkonte, per peshkim, ne lumin Seman, per te ndihmuar sado pak familjen e tij, Nenen dhe Vellezerit, pasi babai i tyre nuk jeton me, dhe ky lume i mori jeten!

I braktisur nga shteti dhe nga Bufi i Bashkise Rroskovec qe edhe pse ndihma ekonomike i takonte, Bufi ja mohonte!

Ka vetëm një fajtor për këtë krim dhe ky është pushteti çnjerëzor i Ramës që milionat e taksave të shqiptarëve ia çon oligarkëve të inceneratorëve dhe të bizneseve qeveritare!

Ndersa, nënat kryefamiljare i len në mëshirë të fatit e në mjerim të plotë.

Bufi i bashkisë së Rroskovecit në vend që të punësojë gratë fatkeqe, Nenat qe rrisin femij jetim, si heroina, ne vend qe, të mbështesë këta fëmijë jetim, pasi eshte edhe vet, grua dhe nene, mendon të shtojë milionat për llogari të shefit të saj në Tirane dhe njerëzve të korruptuar të bashkisë Rroskovec!

Fundi tragjik i këtyre fëmijve të cilët kërkojnë të mbijetojnë nga varfëria dhe papunësia e prindërve, do të jetë mallkimi i përjetshëm mbi rilindësit mavi!

Me e pakta qe mund te beni zonja Bufi, beni nje ngushellim publik, per Qytetarin Ergys Saka, 14 vjećarin jetim, te braktisur nga ju dhe nga qeveria juaj e korruptuar!

Interesohuni per kete familje, shume fatkeqe, ku para 10 vitesh humbi nje djale, po ne kete lume, ne te njejtin vend!

Para 4 vjetesh, humbi kryefamiljarin!

Sot humbi 14 vjeçarin Ergysin!

Tashme gjendja e kesaj familje eshte, e mjere dhe e pa shprese, e trisht dhe e dhimbshme, historikisht pa mbeshtetje dhe e braktisur nga ju, qe drejtoni prej shume vjetesh tashme”

Ps! Kjo eshte Bufi i pangopur i Bashkise Rroskovec dhe flet thirrja per ne gjykat!

Se di per çfare kerkon te me denoj?

About Redaksia

Check Also

Si u anullua arrestimi i Benet Becit në SPAK

Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu deklaroi nga selia blu se prokuorët e SPAK …

Leave a Reply