Shteti mafioz, i kapur dhe i kriminalizuar është kryeçështja e Shqipërisë!

Nga Petrit VASILI

Nga nje armate e tere propagandistike e mediatike e paguar majmerisht nga Rama dhe me regjine e tij, thuhet pa pushim teza qe: qeverisja ka ca probleme, por më problem eshte opozita.

Sigurisht qe kjo teze e trashe mafioze, e sponsorizuar ne menyre mafioze dhe e shperndare po ne menyre mafioze kerkon nje pergjigje.

Fakti i njohur tashme boterisht eshte se ne Shqiperi sot ka nje narkoqeverisje mafioze, qe eshte bere shqetesim nderkombetar dhe e ka kthyer vendin ne Kolumbine e Europes.

Kapja mafioze e shtetit ne çdo qelize te tij dhe asgjesimi i shtetit ligjor eshte sot ajo qe po shkaterron vendin.

Pra nuk kemi te bejme me ” ca probleme” siç thone megafonet mediatike te qeverise, por keni te bejme me shkaterrimin e balances dhe kontrollit dhe goditjen shume te rende, qe ka marre Parlamenti dhe Republika jone Parlamentare per shkak te presionit mafioz te perbindshem te qeverise.

Pra zhberja e shtetit dhe kapja mafioze nga krimi, trafikantet dhe orteku i parave te pista eshte e verteta, qe nuk e fsheh dhe nuk e mbulon dot armata e megafoneve te qeverise te paguar me para, qe vijne ere te qelbur..

Po opozita?

Opozita ka kryer nje demaskim historik te kesaj qeverisjeje mafioze, demaskim ky asgjesues, i argumentuar, kapilar dhe i paprecedent ne dimensionin e tij si askush me pare ne te gjithe pluralizmin shqiptar.

Ne asnje rast, asnje opozite tjeter gjate pluralizmit nuk i ka vene drejtesise ne dispizicion me mijra fakte e prova asgjesuese te korrupsionit te strukturuar kriminal te kesaj qeverie sic ka vepruar kjo opozite.

Pa kete fuqi denoncuese te pashembullt te kesaj opozite nuk do te ishte gjysma e qeverise ne SPAK dhe ne burg e po ashtu dhjetra kryetare Bashkie e deputete e te tjere zyrtare rilindas pa fund.

Per shkak te kesaj opozite, sot kjo qeverisje eshte qeverisja e vetme ku te akuzuarit me prova nga radhet e saj jane pa numerim.

Megjithese ne kushte ektremisht te veshtira, fale vetem opozites sot fytyra e kesaj qeverisjeje mafioze eshte diskredituar kombetarisht dhe nderkombetarisht aq sa eshte kthyer ne shembelltyren krahasuese negative se si nuk duhet te jete nje qeverisje.

Opozita shqiptare ka kryer ne shume shume raste edhe detyren e medias se pavarur, per arsye te kapjes se kesaj te fundit nga pushteti dhe blerjes se saj me leke inceneratoresh, koncesionesh dhe droge.

Gjithashtu edhe ne reagimin masiv publik eshte kjo opozite, qe ka mbushur sheshet e Shqiperise si asnje opozite tjeter.

Cila opozite me pare ka realizuar dot me pare nje aksion kaq te gjere dhe shumeplanesh?

Asnjera ne menyre absolute.

Diferenca themelore dhe rrenjesore eshte se opozitat e meparshme kane pasur perballe qeverisjet e meparshme te majta dhe te djathta, te cilat pa perjashtim kane respektuar pluralizmin, Kushtetuten dhe Shtetin e se Drejtes, thene shkurt nuk i kane kaluar vizat e kuqe, qe shembin demokracine.

Ndersa sot situata eshte kritike sepse banda e rilindjes me Ramen ne krye kane shkaterruar te gjithe shtyllat e demokracise dhe kane rrembyer drejtesine duke e kthyer ne drejtesi me regji, qe betonon pandeshkueshmerine e hajduteve dhe mafiozeve ne pushtet.

Shteti mafioz, i kapur, i kriminalizuar, i inkriminuar, i trafikuar ky eshte kryeproblemi, kryeçeshtja dhe kryehalli i Shqiperise dhe jo opozita.

Kush e sheh ndryshe eshte thjesht nje mjeran, qe ka zhytur surratin ne tasin e supes mafioze te qeverise dhe asgje tjeter.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply