Albin Kurti akuzon Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një prononcim për mediat ka thënë se s’ka pranuar një propozim që kushtëzohet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Asociacionin.

Kurti ka akuzuar ndërmjetësit europianë se kanë bërë zyrtare qëndrimin e Serbisë që ajo të kushtëzohet me Asociacionin. Më tej ai tha se propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes.

“Është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet njëfarë lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu. Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar propozimin e Serbisë. Këtë propozim këtë sekuencë se si duhet të jenë hapat se si duhet zbatuar marrëveshjen bazike. Pala tjetër, presidenti i Serbisë s’ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasur një rezultat. S’ka mund të ketë kompromis meqë s’mund të ketë mes sekuencimit dhe kushtëzimit”, u shpreh Kurti për mediat.

About Redaksia

Check Also

Pamjet me dron të largimit të grupit terrorist serb nga Manastiri i Banjskës

Agjencia e lajmeve Associated Press ka publikuar një video-incizim të grupit serb në Zveçan. Pamjet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *