Organizata Josifi-Rama, mashtruan 230 mijë shtetas europianë

Biznesmenti Amant Josifi është arrestuar në Dubai. Ai ishte shpallur në kërkim pasi hetimet zbuluan shkallën e madhe mashtrimit me bursat dhe call centarat.

Nëpërmjet gjurmimit të rrjeteve kompjuterike, hetuesit spanjollë arritën t’i gjeolokonin adresat e protokollit të internetit (IP) nga ku funksiononte platforma ‘universe-markets.com’ në Shqipëri, Ukrainë dhe Serbi.

Ata gjithashtu zbuluan një duzinë platformash mashtruese të ngjashme – të krijuara nga një organizatë kriminale ndërkombëtare e njohur si ‘Milton Group’, e cila përdorte qendra thirrjesh [call centers] dhe operatorë në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë.

Sipas Eurojust, organizata kriminale ka mashtruar qindramijëra viktima prej vitit 2018, duke siguruar të ardhura me vlerë 50 milionë euro çdo tremujor.

Me 8 dhe 9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Struktura e Poscaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK bastisi 6 qendra thirrjesh telefonike në Shqipëri të lidhura me ‘Milton Group’ dhe arrestoi 4 të dyshuar.

Këto qendra janë në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, një ish-këshilltar politik i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohë që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, dhe ish-partner biznesi i vëllait të kryeministrit shqiptar, Olsi Rama.

Josifi nuk ishte mes të arrestuarve nga operacioni policor, edhe pse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet spanjolle.

Ministria e Mbrojtjes tha se Josifi kishte shërbyer si këshilltar nga muaji dhjetor 2018 deri në maj 2020.

‘Milton Group’ është një organizatë kriminale transnacionale e dyshuar si e përfshirë në krimin kibernetik, mashtrime dhe pastrim parash në Europë që nga viti 2016.

Nëpërmjet qendrave të thirrjeve telefonike të shtrira në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës Lindore, pjestarët e këtij grupi kriminal u prezantohen viktimave potenciale si operatorë burse dhe ofrohen t’i ndihmojnë që të fitojnë shuma të mëdha parash në një kohë të shkurtër, nëpërmjet investimeve të vogla. Ndryshe nga sa premtojnë, organizata i mashtron viktimat e saj pasi fiton besimin e tyre nëpërmjet teknikave të inxhinierisë sociale.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …

Leave a Reply