Luli voton si zar i Ramës për borxhin e ri 230 milionë euro për plehrat

Skandali i inceneratorëve, që pritet t’u kushtojë qytetarëve shqiptarë deri në 1 miliard euro, mori një tjetër dimension para pak ditësh.

Në media u raportua se qeveria e Edi Ramës do të marrë miliona euro borxh për t’u rikthyer te strategjia e vitit 2013 për trajtimin e mbetjeve.

Por sot në Kuvend, teksa miratohej një kredi për këtë qëllim, Lulzim Basha vendosi të bashkojë votat me Edi Ramën.

Lulzim Basha dhe grupi i vogël i deputetëve që e ndjekin Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Selaudin Jakupllari, Eralda Bano dhe Flutura Açka, kanë votuar pro që Edi Rama të marrë edhe 6.5 milionë euro borxh për përpunimin e mbetjeve.

Po ashtu Lulzim Basha deklaroi sot publikisht që do të votojë pro ligjit të Edi Ramës për të blerë Gjykatën Kushtetuese me paga kolosale në muaj.

Por PS u tërhoq nga nisma sepse bashkë me votat e Lulzim Bashës sot, arriti vetëm 82 deputetë./Syri.net

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply