Bardhi: Presidenti ka shkelur Kushtetutën

Gazment Bardhi deklaroi në nisje të seancës së sotme plenare se Presidenti Bajram Begaj ka shkelur kushtetutën.

Kjo pasi sipas Bardhit, presidenti ka sjellë në Kuvend dekretin për miratimin si Ministër i Financave të Ervin Mete, ende pa e shkarkuar nga posti si drejtor i AMF.

“Në kundërshtim flagrant me nen 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik. Shkarkimi i Mete është bërë në seancën e të hënës, pasi presidenti e kishte dekretuar si ministër. Ka sjellë një dekret në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Ka bërë dekretim pa kryer verifikim formal nga anëtari i Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Negociatat/ 3 shtete të BE nuk japin dritën jeshile për Shqipërinë

27 shtete anëtare të BE-së ende po diskutojnë gjendjen e reformave nga institucionet shqiptare përpara …

Leave a Reply