U kap me drogë, Gjykata liron këngëtaren Enca, Prokuroria kërkoi burgim

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitje për Ruenca Haxhiajn, edhe pse prokuroria kishte kërkuar që ajo të mbetej në burg.

Këngëtarja ishte e pranishme në seancë, por nuk foli. Më herët ajo kishte deklaruar se kanabisin e kishte për përdorim vetjak.

Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa.

Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.

Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata, por prangosja u krye vetëm me iniciativë të OPGJ.

Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.

About Redaksia

Check Also

Berisha në Fier: Shqiptarët do të na votojnë vetëm kur të arrijmë të ripërtërihemi vetë!

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi nevojën për modernizimin e PD-së, hapjen e saj ndaj …

Leave a Reply