Berisha: Eliza vuan nga kompleksi që Frojdi e quan zilia falike te vajzat

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë seancës në Kuvend iu drejtua me një mesazh edhe ministres Elisa Spiropali. Berisha tha se, Eliza vuan nga kompleksi që Frojdi e quan zilia falike te vajzat

“Do i them dy fjalë kësaj Elizës. Ke përdorur një term jo shumë të fisshëm. Po unë nuk do merrem më këtë, ti kërkon të biesh në vulgaritet, por unë nuk bie.

Unë jam mjek dhe Zigmund Frojd ka gjetur se zhvillimi i njerëzve kalon në pesë faza. Faza e tretë është stadi falik. Shumica e kalojnë si një stad të pranuar. Disa mbeten aty dhe disa kanë kompleksin e Edipit.

Ky kompleksi i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave. Problemi është se Frojdi e quan këtë, zilia falike te vajzat”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply