Kryetari i PD, Sali Berisha ju drejtua kryetares së Kuvendit se, nuk ka sallë parlamenti në botë, përveç Koresë së Veriut, në të të cilën deputetit i hiqet e drejta e procedurës. Berisha tha se, ti vetëm zbaton urdhrat verbërisht të Edi Ramë.
“Ky parlament ka një rregullore, shkelësja më madhore e rregullores është kryetarja e parlamentit.
Të garantoj që po kryen një akt të rëndë antiligjor në çdo shkelje që bën.
Nuk ka sallë parlamenti në botë, përveç Koresë së Veriut, në të të cilën deputetit i hiqet e drejta e procedurës.
Je e vetmja kryetare parlamenti në 32 vite, që u mohon deputetëve të drejtën e procedurës. Je e vetmja kryetare parlamenti që u mohon deputetëve të drejtën e shpjegimit të votës.
Ti përfiton nga një rrethanë, e cila është kjo: nëse opozita do merrej me ty, do lehtësonte padronin tënd. Sepse ti vetëm zbaton urdhrat verbërisht të Edi Ramës.
Në këtë mënyrë, e bën parlamentin një institucion mafioz, disfunksional.
Ju kaloni këtu të gjithë ministrat, por pse i fshihni ata? Ju i fshihni sepse ata janë hajdutë, ju jeni hajdutë. Nuk ka arsye tjetër, vetëm hajduti fshihet.
Po të mos ishin të tillë, ata do ishin krenarë, qoftë edhe nga sulme absurde.
Ju nuk e nxirrni këtu Maznikun, sepse ai ka firmosur me bosin e Ndragetës. Mazniku ka marrë 12 rroga, ai bëhet ministër, se ka pasur fuqi të paguajë, të blejë, të bëjë pazare me Edi Ramën.
Ajo tjetra, Koçiu, e kapur në përgjime.
Edi Rama i sjell me kokrra. Nga e gjeti këtë Albanën? Këtë Koçiun?
Pse nuk bëhen diskutime, t’u thuhet qytetarëve se çfarë përfaqësojnë?
Nuk bëni se jeni të gjithë hajdutë. Kriteri kryesor në qeveri është hajdutëria”, tha Berisha.
Check Also
Berisha, takim me diasporën në Londër me 17 nëntor
Kryetari i PD, Berisha do të takoje demokratët në diasporë. Takimi është planifikuar për diasporën …