Berisha: Gjykatës të lartë në përgjimet e Sky ECC me anëtarë të bandave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në ‘Debat’, tha se në përgjimet e “Sky ECC”, janë gjetur edhe biseda të gjyqtarëve të 2 prej gjykatave më të rëndësishme në vend, me anëtarë të bandave kriminale.

Se nga i vjen ky informacion dhe se për cilët gjykatës bëhet fjalë, Berisha zgjodhi që të mos japë emra, por tha se janë informacione 100% të vërteta.

Berisha:Informoj shqiptarët se telefonat Sky ECC, janë gjetur dhe janë përdorur me banda edhe nga gjykatësit më të lartë. Kjo është përgjigja e pyetjes, që shtron Andoni si ka mundësi drejtësia e re. Me ligj, Sadushët janë të detyruar brenda 30 ditëve për çështje si kjo (vula e PD) dhe ai mban vendimin, e mban në sirtar aq sa i thotë Rama, i cili vetë mban në sirtar vettingun e tij.

About Redaksia

Check Also

Takim me drejtuesit, porosia e Berishës për 8 majin/ “Rama nuk ka shpëtim nga qerthulli ku ndodhet…”

Sali BERISHA Së pari, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe një urim nga zemra për …

Leave a Reply