Berisha: Lulzim Brava është thjesht një peng që zbaton skenarët që hartohen në zyrat e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli mbi vendimet më të fundit të Lulzim Bashës, i cili zëvendësoi Gazment Bardhin me Flutura Açkën.

I ftuar në ‘Debat’ në A2 CNN, Berisha theksoi se, ky është një akt i diktuar nga kryeministri Rama, ndërsa Bashën e konsideroi thjesht si një peng që zbaton skenarët, që sipas tij, hartohen në zyrat e Kryeministrit.

Berisha: Është gjithçka një akt i diktuar nga Edi Rama në shkelje flagrante të ligjeve të Parlamentit dhe Lulzim Brava është thjesht një peng që zbaton skenarët, të cilat hartohen në zyrat e Ramës.

Parlamenti ka një rregullore dhe ajo është ligji i funksionimit të institucionit që voton ligje. Ajo rregullore përcakton si kristali se kreu i Grupit Parlamentar zgjidhet me votat e anëtarëve të grupit parlamentar.

Kështu që me asnjë akt përveçse me votimin e deputetëve të PD nuk mund të zëvendësohet kreu i Grupit Parlamentar.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply