Gazetari: Policia spanjolle ka përgjuar takimet e Olsi Ramës me Amant Josifin

Amant Josifi është arrestuar në Dubai për zhatjen e qindrqa milion eurove nga koll-centerat. Gazetari, Bled Koka është shprehur se ky operacion i zhvilluar nga policia spanjolle me bashkëpunimin e autoriteteve të Dubait ka përmasat e skandalit të McGonigal pasi në përgjimet e zhvilluar është vërtetuar takimet që Olsi Rama ka zhvilluar me Josifin gjatë kohës kur ai ishte në kërkim.

“Për llogari të prokurorisë së Tiranës Aman Josifi është në kërkim në Shqipëri. Problemi më i madh për qeverinë është se Josifi ka përfunduar në radarin e ministrisë së brendshme spanjolle dhe është ajo që e ka bërë kërkesën për të. Ata kanë lokalizuar Josifin dhe u kanë sinjalizuar të gjithë lëvizjet që ai ka bërë në Dubai.

Spanja dhe Dubai kanë një marrëveshje ekstradimi, Josifi është koka e një meaoperacioni mashtrimi me ato që njihen platformat call centro dhe bazat kryesore të dëmit e kanë bërë në Spanjë.

Nga informacionet është se Josifi në bashkëpunim me Olsi Rmën kanë pasur një kompani e quajtur si kompania e Kodrës së Diellit dhe bënin mashtrime me shuma të mëdha parash. Shumat e mashtrimit kanë arritur në shifrat e 500 mijë euro për një person i cili ka ardhur në Shqipëri për të bërë denoncimin.

Në nëntor në kemi lejuar një polici të një vendi tjetër të zhvilloi operacion në Shqipëri që është skandal për një vend sovran, por të njëjtën e kanë dekonspiruar operacionin dhe e kanë lejuar Josifin të largohet për në Dubai. Ky sabotim operacioni u mor shumë keq nga kryeministri i Spanjës dhe ka refuzuar të vinte në takim me përfaqësuesit e BE në Tiranë.

Skandali i Josifit është denoncuar që në vitin 2020 dhe ai prej këtij viti është fshehur në Tiranë ku policia spanjolle e ka survejuar dhe gjatë regjistrimeve akne pikasur një person që e takonte shpesh i emërtuar si Olsi Rama. Jemi në të njëjtin skandal me përmasa si ajo e McGonigal dhe për të gjithë ata që ulërasin drejtësia pasi ky operacion që u zhvillua nga policia spanjolle u dekonspirua pasi pjesë e mashtrimit ishte vëllai i kryeministrit Olsi Rama”, tha Koka ne studion e Syri tv.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Fermerët do kenë financim prej 150-200 milionë eurosh në vit! Kreditë e tyre do financohen në masën 80 përqind

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur në tubimin e përnatshëm në ‘Rrugën e …

Leave a Reply