Denoncimi: Arrestohen në Librazhd për drogë dy miq të Ballës, lirohen brenda pak orësh

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar një skandal të rëndë të ndodhur ditën e sotme në lidhje me arrestimet për drogë të trumbetuar si sukses nga Policia e Shtetit, ku qindra persona ranë në pranga.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar për drogë dy miqtë e ministrit të Brendshëm Taulant Balla por me ndërhyrjen e këtij të fundit janë liruar brenda pak orësh.

Ajo që e bën më të rëndë këtë skandal është se policia fshehu faktin që njëri prej të arrestuarve, Saimir Hysa ishte shoferi i shefit të komisaritatit.

Postimi i kreut të PD, Berisha

“Arrestohen në Librazhd për drogë dy miq të Ballës. Lirohen brenda pak orësh.

Saimir Hysa, shoferi i shefit të komisariatit me kushuririn e tij të parë, u arrestuan mbrëmë për trafik droge, dhe sot u liruan me urdhër të Ballës.

Policia fshehu faktin që Saimiri ishte shoferi i shefit të komisaritatit.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje dr si je Mbrëmë kanë arrestuar per trafik droge shoferin e shefit te komisariatit të Librazhdit Sali Skura,shoferi tij quhet Saimir Hysa,dhe kurshëririn e tij të parë djali kirgut,(Rexhep Ballolli). I ksnë liruar sot

Operacioni i policisë. Jane miqt e Balles jane liruar me urdher te tij.

Në komunikatë nuk u tha që është Shoferi Komisarit Sali Skura”

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën me një fund të ngjashëm si të Asad

Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për …

Leave a Reply