Nga Boldnews.al
Enea Karakaçi, administrator i ri i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka vijuar me shpenzime të majme, tepër të fryra dhe klienteliste. Ai ka ndryshuar fituesit e tenderëve në OSHEE, ku ka kthyer dhjetëra procedura, ka bërë shtesa fondesh për oligarkët.
Madje, ka hapur tender për të marrë 1 makinë me qira me vlerë 37 mijë euro, kur në fakt është vlera reale e automjetit. Por, a po ndalon? Jo! Pasi ditët e fundit ka hapur dhjetëra procedura për blerje apo rikonstruksione. Madje, do të rinovojë edhe pajisjet elektronike në të gjithë godinën qendrore dhe disa drejtori, duke synuar që të kontrollojë një nga firmat shtetërore (shoqëri aksionere) më me shumë fitim dhe xhiro vjetore. Karakaçi ka firmosur ditët e fundit blerjen e qindra kompjuterëve.
Faksimile: Shpallja e njoftimit të tenderit për blerje kompjuterësh nga OSHEE
Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, administrator Enea Karakaçi ka urdhëruar hapjen e tenderit me objekt “blerje e 400 PC për kompanitë e OSHEE GROUP sh.a”. Fondi limit i kësaj procedure është 68.000.000 lekë të rinj. Pra, OSHEE do të blejë 400 kompjuterë për këtë shumë. Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë matematikore, rezulton se kostoja e 1 kompjuteri është plot 1.7 milionë lekë të vjetër. Një çmenduri më vete, pasi me kaq lekë as AKSHI nuk i blen këto kompjuter. Nëse do të bësh një kontroll të thjeshtë në internet, rezulton se kostoja mesatare e një kompjuteri të ri është rreth 700 euro, me parametra të mirë. Ndërkohë, Karakaçi i ka shtuar kësaj shume një 1 para dhe 1 kompjuter ka shkuar në plot 1700 euro.
Vendimmarrja e Karakaçit vjen disa ditë pas një seri vendimesh. I pari ishte për marrjen e makianeve me qira, ku një automjet kishte vlerë 37 mijë eurove. Më pas, Karakaçi, që u emërua nga Balluku në vend të Adrian Çelës, ka firmosur dhënien aforfe të një shumë prej 900 mijë eurosh për kompanine e biznesmenit Agron Papuli. Një aferë e pastër, pasi kontrata e parë mes OSHEE-së dhe CLASSIC ishte lidhur në vitin 2020, me një vlerë prej 5 milionë eurosh. Por, me këto ndryshime, OSHEE-ja i shton dhe 1 milione euro te tjera. Dhe tani blerja e kompjueterëve. Të gjithë, janë me sy e veshë nga OSHEE për bëmat e radhës.