Lindita e Ramës njeh Lulin me 7 deputetë si Kryetar Grupi, vetë Luli zhduket nga Parlameti

Pas betimit të Lulit para Taulantit tek shtëpia e Desadës se do të votojë në Kuvend ashtu sikurse ti thotë PS, Lidita e Kuvendit tha sot se njeh Lulin Si Kryetar Grupi të PD megjithëse ai ka vetëm 7 deputetë dhe nuk nejh fare rupin e PD me 50 deputetë të dalë nga zgjedhjet parlamentare.

Lindita Nikolla lexoi një shkresë të depozituar nga Gazment Bardhi, i cili pretendon se nuk ka asnjë ndryshim, pra se kreu i grupit nuk ka ndryshuar dhe se është ai kryetari, PD zyrtare pretendon krejt të kundërtën.

“Grupi i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të kryetarit. Për anëtarët e grupit të PD është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së”, thuhet në letrën e Gazment Bardhit drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sakaq, Nikolla lexoi një tjetër shkresë të PD-së zyrtare, ku pozicioni i kryetarit të grupit të PD-së i delegohej Flutura Açkës. Kaq mjaftoi që të ngrihej nga vendi i tij deputeti Bardhi, ndërkohë që Nikolla kërkoi ndërhyrjen e Gardës.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply