Parabola e Elon Musk

Biografia e miliarderit jugafrikan e shkruar nga Walter Isaacson, rrëfen fëmijërinë e komplikuar e krijuesit të Tesla.

Ekstrakt nga prologu i librit “Elon Musk” të Walter Isaacson (shtëpia botuese Mondadori).

Libri ka dalë më 12 shtator dhe është rezultati i dy viteve bisedë midis vetë biznesmenit, pronarit – veç të tjerave – i kompanive si Tesla, SpaceX dhe Twitter. Ky shkrim tregon fëmijërinë e vështirë të Musk në Afrikën e Jugut. Siç ka rrëfeyer vetë Isaacson për “New York Times”: «Të gjithë ne kemi djaj në kokë që burojnë nga fëmijëria dhe ai ka dy rende madhësie më shumë sesa pjesa më e madhe e të gjithëve ne. Ka qenë në gjendje t’i transformojë këta djaj në një. “Duhej të gjej një mënyrë që qeniet njerëzore të arrijnë në Mars, duhet t’i çoj në erën e makinave elektrike dhe duhet të siguroj që inteligjenca artificiale është e sigurtë”. Bëhet fjalë për tre misione të mëdha që mendoja se qenë vetëm fjalë, por që e motivojnë vërtet. Për më tepër, e dëshiron kaq shumë eksitimin, dramën dhe rrezikun sa që kur gjërat shkojnë mirë, nuk arrin t’i lërë menjanë apo t’i shijojë. Duhet të rivendosë në tavolinë të gjitha fishat e tij, gjë që nënkupton se mund të shkojë në orbitë ose që mund të shkrihet».

Si fëmijë, duke u rritur në Afrikën e Jugut, Elon Musk njohu vuajtjen dhe mësoi ta tejkalojë. Në moshën 12 vjeçare  u dërgua me një furgon në një koloni të quajtur në gjuhën afrikaans si veldskool, shkolla e mbijetesës. «Ishte një kamp ushtarak, tip Zoti i mizave», kujton ai. Fëmijët merrnin vetëm racione modeste uji e ushqimi dhe qenë të autorizuar, bile të inkurajuar, që të luftonin për t’i siguruar. «Bullizimi konsiderohej si virtyt», thotë Kimbal Musk, vëllai i vogël i Elon. Djemtë më të mëdhenj mësojnë menjëherë t’i rrahin me grushta më të vegjëlit dhe t’ua vidhnin racionet e tyre. Elon, që ishte i shkurtër dhe emotovisht i sikletosur, për dy herë u rrah me grushte. Në fund u dobësua me mbi 4 kilogram. Në përfundim të javës së parë djemtë u ndanë në dy grupe dhe u sulmuan reciprokisht. «Qe një çmenduri e tërbimshme, një përvojë shokuese», kujton sot Musk. Çdo 2 apo 3 vjet një fëmijë vdiste dhe kreu i grupit të veldskool i rrëfente këto histori herëpasëhere. «Mos jini budallenj si ai koqja që vdiq vitin e kaluar», thoshin. «Mos u bëni koqe të shpartalluara».

Hera e dytë që Elon shkoi në veldskool, po mbushte 16 vjetët. Ishte bërë shumë më i gjatë. Në një hark të shkurtër kohor kishte kaluar 1 metër e 80 centimetrat, ishte bërë si ari dhe kishte mësuar disa lëvizjeje xhudoje. Kështu, për të, kolonia nuk qe edhe aq traumë: «Kisha kuptuar se, nëse dikush do të më bullizonte, do të kisha forcën t’i jepja një grusht të mirë hundëve, duke ju dhënë fund provokimeve. Mund të më masakronte me grushta, por nëse do t’i jepja një grusht në fytyrë, do të më linte rehat». Afrika e Jugut e viteve ’80 ishte një vend i dhunshëm, ku kishte sulme me mitraloz dhe shpesh njerëzit vdisnin me gjuajte thike. Një herë, duke zbritur nga treni për të shkuar në një koncert kundër aparteidit, Elon dhe Kimbal ju desh që të kalonin një kufomë dhe një det gjaku që ishte krijuar përreth saj. I vdekuri kishte akoma thikën të ngulur në kokë. Për pjesën tjetër të mbrëmjes dy të rinjtë duke ecur prodhuan një tingull të keq me atletet e përfshira në gjakun e tharë.

Familja Musk kishte qen ujqër të stërvitur të sulmonin këdo që kishte qëllime të këqija përgjatë perimetrit të shtëpisë. Në moshën 6 vjeçare Elon po vraponte në shtegun hyrës të banesës kur njëri prej qenve e sulmoi, duke i dhënë një të kafshuar të madhe në prapanicë. Në ndihmën e shpejtë, ndërsa personeli mjekësor po përpiqej t’i shëronte plagën, nuk deshi të kurohej derisa nuk i premtuan se qeni nuk do t’i ndëshkohej. «Mos e vrisni, hë?», u rekomandoi. Ata ju betuan që jo. Duke rijsellë në mendje evenimentin, Musk bën një pauzë dhe fikson për një kohë të gjatë në boshllëk. «Faktikisht e vranë që çke me të, me një të shtënë pistolete». Përvoja qe më e hidhur se ajo shkollore. Elon mbeti për shumë kohë fëmija më i vogël në moshë dhe më shtatshkurtri i klasës. Orvatej të kapte sfumaturat sociale. Empatia nuk ishte një dhunti e tij e lindur dhe nuk kishte as dëshirën, as instinktin e falenderimit të të tjerëve. Për pasojë, bullizuesit i kallnin datën, duke u gjurmuar dhe duke e rrahur me grushta. «Nëse nuk ka marrë asnjë grust fytyrës, nuk mund ta kuptosh sesa kjo përvojë të lë për gjithë jetën një shenjë të pashlyeshme», pohon ai.

Një mëngjez, në asamblenë shkollore, një nxënës që luante në mënyrë të çfrenuar me një grup miqsh shkoi të përplasej me të. Elon reagoi duke i dhënë një shtytje. Pati një shkëmbim fyerjesh. Gjatë rikrijimit, një djalë dhe miqtë e tij shkuan ta kërkojnë dhe e gjetën duke ngrënë një panine. Ju afruan nga pas, i japin një shkelm kokës dhe e hodhën poshtë nga një shkallë prej betoni. «Pastaj i hipën sipër dhe e masakruan me goditje, duke i dhënë shkelma kokës», rrëfen Kimbal, që kur grupi kishte ardhur qëndronte i ulur përkrah të vëllait. «Sapo mbaruan, Elon nuk njihej më: fytyra ishte si një top mishi i fryrë ku nuk dalloheshin thuajse më sytë». U dërgua në spital dhe nuk mundi të shkojë në shkollë për një javë. Në distancë dekadash, Elon do të ishte ende i detyruar të shkonte në kirurgjinë plastike për të kërkuar të riparonte lëkurën e dëmtuar brenda hundës së tij.

Plagët fizike nuk qenë asgjë krahasuar me ato psikologjike të shkaktuara nga i ati, Errol Musk, një inxhinier vizionar me personalitet të fortë dhe me sjellje të diskutueshme që ende sot përbëjnë burim shqetësimi për Elon. Pas agresionit në shkollë, Errol u rreshtua me djalin që e kishte marrë me grushta fytyrës të birin. «Kishte humbur të atin, që ishe vetëvrarë, dhe Elon e kishte quajtur budalla», shpjegon ai. «Elon tentonte t’i quante budallenj të gjithë. Si mund ta akuzosh atë fëmijë?». Kur më së fundi i biri u kthye nga spitali, i ati i ulëriu. «Për një orë më takoi ta duroja sepse më ulërinte sipër se isha idiot dhe nuk vleja asgjë», kujton sot Musk. Kimbal, që asistoi në shfaqjen e mësipërme, rrëfen se është kujtimi më i keq i jetës së tij. «Im atë humbi kontrollin dhe, siç ndodh shpesh, nxirrte jashtë të çmendurin. Ishte një njeri krejtësisht i privuar nga dhembshuria».

Sipas si Elon, ashtu edhe Kimbal, që i kanë prishur raportet me të atin, akuza e Errol sipas të cilit do të ishte djali i tij që kishte provokuar grindjen ishte krejtësisht absurde dhe agresori në fund u dërgua në reformator. Të dy vëllezërit bien dakord në përcaktimin e të atit si një njeri të paqëndrueshëm dhe gënjeshtar, që rrëfen vazhdimisht histori të hidhura me veçanti të sajuara, nganjëherë të diktuara nga kalkulimi, të tjera nga deliri i pastër. Ka një personalitet alla Jekyll dhe Hyde, shtojnë. Nëse në momente të caktuara mbante një qëndrim miqësor, në të tjera villte për një orë lum me sharje. Përfundonte çdo filipikë duke i thënë Elon se i ngjallte mëshirë dhe ai ishte i detyruar të qëndronte atë në këmbë, pa mundur të largohej. «Ishte një torturë psikologjike», thotë ai, duke bërë një pauzë të gjatë për të dominuar një si ngecje në fyt. «Kishte aftësinë e rrallë të bënte të tmerrshme çdo gjë».

Kur i telefonoi për herë të parë Errol, më foli për rreth 3 orë. Pastaj, në dy vitet e ardhshme, vazhdoi të më telefononte rregullisht dhe të më dërgonte mesazhe. Dukej në ankth në përshkrimin e gjërave të bukura që u kishte ofruar fëmijëve në periudhat ku shoqëria e tij shkonte mirë dhe më dërgoi foto të korrigjuara. Në një pikë të caktuar të jetës kishte udhëtuar me Rolls-Royce, ndërtuar një kapanon në pyll me fëmijët e tij dhe nxirrnin smeralde të papërpunuara nga një minierë në Zambia ku kishte një pjesëmarrje, më parë se kompania e tij të falimentonte. Megjithatë, pranon se e kishte inkurajuar ashpërsinë nën profilin si fizik, ashtu edhe emocional. «Krahasuar me përvojat që [fëmijët e mi] kishin pasur me mua, kurset e mbijetesës qenë një shëtitje», thotë, duke shtuar se në Afrikën e Jugut dhuna ishte pjesë përbërëse së kuptimit. «Ishte më normale që të dy të qëndronin fort, ndërsa një i tretë të gjuante në fytyrë për një bast apo gjëra të kësaj natyre. Fëmijët që bënin për herë të parë hyrjen e tyre në një shkollë të re qenë të detyruar të ziheshin me delinkuentin e institutit». Deklaron me krenari se i kishte nënshtruar fëmijët e tij me «një disiplinë tejet të ashpër» për gjithçka që i ka bërë t’i kalojnë vetë në këto situata. Nxiton të shtojë se «në vijim Elon e kishte aplikuar vetë disiplinën e rreptë vetëvetes dhe të tjerëve».

«Një herë dikush ka thënë se çdo njeri kërkon ose të jetë në majën e pritshmërive atërore, ose të rregullojë gabimet e babait të tij dhe beson se kjo mund të shpjegojë sëmundjen time të veçantë», ka shkruar Barack Obama në kujtimet e tij, duke nënkuptuar me «sëmundje» ambicien e tij. Në rastin e Elon Musk, influenca e babait mbi psikikën e tij do të zgjaste shumë, pavarësisht tentativave të shumta për ta përjashtuar si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht nga jeta e tij. Gjendja shpirtërore e Elon kalon klinikisht nga drita në errësirë, nga melodrama në ekstravagancë, nga ftohtësia në emotivitet, me kërcime të shëndetshme në atë që njerëzit përreth tij i frikësohen më shumë, «modalitetit diabolik». Ndryshe nga babai i tij, është demonstruar i kujdesur ndaj fëmijëve të tij, por në profile të tjera sjellja e tij ka lënë shumë herë të ravijëzohet një rrezik i nëndheshëm që duhej neutralizuar në mënyrë konstante: siç e vëren e ëma e tij, ai «që mund të bëhej njëlloj me të atin». Është ky një prej më sugjestionuesve të mitologjisë. Në çfarë mase kërkimi epik i Luke Skywalker, heroit të Luftërave të Yjeve, sjell edhe nevojën e nxjerrjes së djajve që janë trashëgimi e Darth Vader dhe të matet me anën e errët të Forcës?

«Me një fëmijëri si ajo që ka pasur ai në Afrikën e Jugut, besoj se në një mënyrë të caktuar është thuajse një nevojë të motivohesh emotivisht», vëren gruaja e tij e parë Justine, nëna e pesë prej dhjetë fëmijëve të tij. «Nëse babai i tij e përsërit vazhdimisht se janë kretinë apo idiotë, ndoshta reagimi i vetëm i mundur është të shtypë brenda vetes çdo gjë që rrezikon t’u hapë dyert një dimensioni emocional që nuk i ka instrumentat për t’i përballuar».

Kjo valvol mbyllëse afektive e ka bërë shpesh të pandjeshëm, por e ka transformuar edhe në një novator të gatshëm që të rrezikojë. «Ka mësuar ta përjashtojë nga horizontet e tij frikën», thotë Justine. «Nëse e vë në heshtje frikën, ndoshta duhet të vësh në heshtje gjëra të tjera, si lavdërimi dhe empatia». Sikleti i përjetuar në fëmijëri i ka ngulitur për më tepër tek ai një lloj antipatie ndaj kënaqësisë. «Besoj se nuk di absolutisht ta shijojë suksesin dhe të gëzojë aromën e një luleje», thotë muzikantja Claire Boucher, që njihet me emrin e artit Grimes dhe është nënë e tre fëmijëve të tjerë të Musk. «Mendoj se kushtëzimet e fëmijërisë e kanë shtyrë ta konsiderojë jetën si vuajtje». Musk është dakord. «Kundërshtitë më kanë kalitur», konfirmon ai. «Pragu im i dhimbjes është bërë shumë i lartë».

Në vitin 2008, kur tre lëshimet e para të raketave të projektuara nga SpaceX patën përfunduar me një shpërthim dhe Tesla po falimentonte, Musk kaloi një periudhë të vështirë. Zgjohej duke lëvizur duart dhe i rrëfente Talulah Riley, që do të bëhej gruaja e dytë e tij, gjërat e tmerrshme që babai i tij i kishte thënë në të kaluarën. «Kam dëgjuar me veshët e mi t’i shqiptonte vetë ai këto fjalë», vëren Riley. «Kanë një efekt të thellë mbi psikologjinë e Elon». Kur i kthehen në mendje këto kujtime, Musk bëhet i huaj dhe duket se prapa syve të tij zhdukej ngjyra e çeliktë. «Bëhej fjalë për gjëra që e ktheheni në fëmijëri, besoj se nuk e kuptonte se për sa kjo përvojë influencon ende mbi të», reflekton Riley. «Por Elon ka mbajtur një aspekt fëminor, sikur të mos ishte rritur kurrë. Brenda njeriut është akoma një fëmijë, një fëmijë i detyruar të qëndrojë në këmbë përpara babait të tij».

Kjo mori elementesh ka krijuar rreth tij një aureolë që nganjëherë e bën të duket si alien: duket thuajse sikur misioni në Mars shpreh aspiratën e tij për t’u kthyer në planetin e origjinës dhe se dëshira e tij për të ndërtuar robotë humanoidë është në thelb një kërkim krijesash të ngjashme. Nuk do të habitemi shumë sikur të shqyente këmishën dhe të zbulonim, nga mungesa e ombelikut, se nuk ka lindur në këtë planet. Por vështirësitë e fëmijërisë e kanë bërë edhe krejtësisht human, një fëmijë të ashpër dhe megjithatë të cënueshëm, që ka vendosur të hyjë në ndërmarrje epike.

Kapet tek ai një pasion që maskon ekstravagancën dhe një ekstravagancë që maskon pasionin. Mjegullisht në siklet me vetë trupin e tij, siç u ndodh njerëzve të mëdhenj dhe të trashë që nuk kanë qenë kurrë atletë, ecën me hapin e një ariu që ka një objektiv të përcaktuar në kokë dhe luan valle që duken se i janë mësuar nga një robot. E kanë dëgjuar të flasë me bindjen e një profeti për nevojën e ushqimit të flakës së vetëdijes njerëzore, të deshifrojë universin dhe të shpëtojë planetin. Në fillim kam pasur përshtypjen se luante një rol dhe se të tijët qenë diskutime tipike motivacionues dhe lloqet klasike të podkastit të një burri – fëmijë që kishte lexuar shumë herë Guidën Galaktike për Autostopistët, por, duke e takuar shumë herë, më kanë bindur se kuptimi i një misioni për t’u kryer është pjesë përbërëse e motivacioneve të tij. Ndërsa biznesmenë të tjerë e kanë maturuar pak e nga pak një vizion të botës, ai ka maturuar një vizion të kozmosit. […]

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Poezia e vdekjes si një hymn për jetën

Nga Timo Mërkuri Rrënjët e poezisë “Vdekja është një” të Sadik Bejkos duhet ti kërkojmë …

Leave a Reply