Maqedonia e Veriut: Do mbyllim marketet që nuk ulin çmimet

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur sot se është takuar me përfaqësuesit e tetë marketeve më të mëdha zinxhirore dhe se kanë pranuar njoftimin e tij se nga e marta me vendim të Qeverisë do të ketë ngrirje të çmimeve për produkte të caktuara.

Në të njëjtën kohë, ministri tha se do të ketë masa për të frenuar inflacionin jo vetëm për tregtarët, por edhe për shpërndarësit dhe prodhuesit.

“Aktualisht, Ministria e Ekonomisë është duke punuar për masat shtesë që do të zbatohen për distributorët dhe prodhuesit. Me ta ndoshta duhet të takohem nesër”, tha Bekteshi sot për mediat.

Ai pret që nga e mërkura produkte të caktuara të kenë ulje të çmimeve për 10 për qind. Bëhet fjalë për 50 produkte bazë, dhe çmimet referencë për ulje do të jenë, siç tha ai, disa nga ato që kanë qenë gjatë muajve të kaluar.

Bekteshi shtoi se ministria e tij do të bëjë ndryshime edhe në Ligjin për Inspektoratin e Tregut me të cilat do të rritet autoriteti i inspektorëve dhe do të shkurtohen procedurat për veprimin e tyre, si dhe do të mund të mbyllen marketet nëse nuk respektojnë uljen e çmimeve.

“Deri në fund të javës së ardhshme do të kemi zgjidhjen e re ligjore për praktikat e padrejta tregtare, ku do të hiqen pothuajse 20 për qind e taksave në zinxhirin tregtar – nga prodhimi në shitje me pakicë, gjë që do të ulë edhe më shumë çmimin”, tha ministri.(INA)

About Redaksia

Check Also

Trump i shpreh mirënjohjen TikTok-ut: Ndikoi në fitoren time

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, deklaroi të dielën se mund të mbështeste vazhdimin e operimit …

Leave a Reply