Alimehmeti: Inceneratori është në sekuestro nga SPAK, Veliaj kalon 6 milionë euro të tjera

Erion Veliaj kërkoi sot që Këshilli Bashkiak të kalojë 600 milion lekë pagesa të prapambetura për inceneratorin. Në një kohë që SPAK ka sekuestruar pronën dhe po heton zyrtarët që u përfshinë në grabitjen e fondeve shtetërore, këshilltarët e majtë e miratuan këtë akt pa bërë asnjë reagim.

Këshilltari i opozitës, Ilir Alimehmeti nga ana e tij u shpreh kritik për këtë mbledhje. Ai bëri me dije se inceneratorit është në sekuestro nga SPAK.

“Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord”, tha Alimehmeti.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë debat! Janë arratisje nga llogaridhënia!

Nga Jorida TABAKU Kur Kryeministri bullizon gazetarët pse pyesin për korrupsionin qeveritar, problemi nuk janë …

Leave a Reply