Nga Ilda ZHULALI
Sepse duhet t’i paguhen jashtë radhe 600 milionë Lekë të reja djegësit inekzistent të Tiranës!!
420 milionë Lekë i hiqen fondit të arsimit dhe 180 milionë të tjera fondit të emergjencave!
Më poshtë kërkesat e përsëritura të Grupit Demokrat, që nuk morrën përgjigje as gjatë takimeve të Komisioneve dhe as në mbledhjen e sotme.
- Tirana Parking ka kërkuar shtim shpenzimesh operative në vlerën 9.000.000 Lekë për pagimin e detyrimeve që rrjedhin nga kontratat e operatorëve celularë për projektin e pagesës me sms të tarifës së parkimit. Plani i të ardhurave për vitin 2023 është 165.044.282 Lekë. Komisioni është 15% pa TVSH, ndërsa vlera që duhet të paguhet është 29.707.971 Lekë me TVSH.
Të na vihet në dispozicion kontrata me këto operatorë dhe e gjithë procedura e negocimit/prokurimit të saj, pasi vlera e komisionit është shumë e lartë.
Sa ka qenë fondi i parashikuar në fillim të vitit dhe përse kërkohet shtesa? Nga do të merret kjo diferencë?
- Në relacion parashikohet një rritje e fondit për likujdimin e detyrimeve të prapambetura lidhur me kontratën koncesionare për “ndërtimin e landfilldit, incineratorit dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike”. Sipas relacionit, autoriteti kontraktor nuk po përmbush detyrimet kontraktuale, prandaj kërkohet që Bashkia Tiranë, në kushtet e emergjencës, të shlyejë këto detyrime.
Kërkohet:
- a) Komunikimi shkresor midis Bashkisë Tiranë dhe autoritetit kontraktor (MIE) për arsyet e mostransferimit të plotë të fondit sipas kontratës koncesionare;
- b) Plani i dakordësuar dhe aneksi i kontratës të firmosura nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në mars 2018;
- c) Plani fillestar i pagesave në studimin e fizibilitetit për të cilin Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka dhënë pëlqimin paraprak datë 27/3/2017;
- d) Të ardhurat e transferuara nga autoriteti kontraktor për këtë projekt që nga viti 2018, të ndara sipas viteve.
- e) Shpenzimet faktike të Bashkisë Tiranë për këtë koncesion të ndara sipas zërave “urbane, inerte, dhera”;
- f) Sasitë e depozituara të mbetjeve urbane, inerte, dhera, të ndara sipas viteve, të depozituara pranë koncesionarit;
- g) Si është negociuar/dakordësuar çmimi për mbetjet inerte, dhera?
- h) Kur ka nisur të paguhet ky shërbim?
- i) Bashkia Tiranë ka dy përfaqësues në njesinë e zbatimit të projektit. Të vihen në dispozicion të gjitha raportet e kësaj njesie në lidhje me investimin dhe të gjitha detyrimet e tjera të koncesionarit, të parashikuara në kontratë;
- j) Sipas vetëdeklarimeve të kompanisë, rreth 40% e të ardhurave të krijuara nga viti 2018 vijnë nga zëri “dhe, inerte”, i cili nuk është përfshirë gjatë përllogaritjes 29 euro/ton. A është kërkuar nga Bashkia rinegocimi i këtij çmimi, duke qenë se mbetjet nuk incinerohen/trajtohen por në rastin më të mirë kapsulohen?
- k) Shpenzimet e parashikuara për vitin 2023 nga autoriteti kontraktor;
- l) Shpenzimet e parashikuara nga Bashkia Tiranë për vitin 2023 për këtë kontratë koncesionare;
- m) Sa është diferenca faktike e mbetjeve nga parashikimi për vitin 2023?
- n) Cilat janë detyrimet e prapambetura të Bashkisë Tiranë për këtë shërbim, sipas deklarimeve të Administratorit Shtetëror?
- o) Bashkia Tiranë, nëpërmjet palëve të treta, ka administruar landfilldin e Sharrës. Të na vihen në dispozicion sasitë e mbetjeve të deklaruara për periudhën 2013-2017, shpenzimet e kryera nga kjo Bashki për këtë shërbim për të njëjtën periudhë kohore, si dhe kontratën/kontratat që ka patur me palët e treta në landfilldin e Sharrës;
- Fondi i parashikuar në këtë projekt-vendim për shlyerjen e detyrimeve ndaj koncesionarit Integrated Energy BV SPV është 600.719.015 Lekë. Kërkojmë një analizë të detajuar nëse ky fond do të përballohet nga të ardhurat shtesë të krijuara nga Bashkia Tiranë apo do të ketë ulje të shpenzimeve në zëra të tjerë të buxhetit. Nëse po, cilat investime pakësohen (detajo), dhe çfarë impakti ka për banorët e Tiranës?
- Të na vihet në dispozicion urdhri i Kryetarit të Bashkisë nr.19247/2 datë 27/6/2023 dhe vendimi nr.425 datë 28/2/2023 i Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Tiranë.
- Të na vihet në dispozicion kopje e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Qendrës Shqiptare të Trashëgimisë, në zbatim të VKB nr. 142, datë 23.12.2022;
- Të na bëhen me dije hapat që janë marrë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, apo personi I autorizuar prej tij për ndjekjen e procedurave të mëtejshme në zbatim të VKM nr. 142, datë 23.12.2022;
- Të na vihen në dispozicion dokumentacioni i paraqitur nga AHC, përfshirë emrat e anëtarëve të bordit dhe drejtorit ekzekutiv, si dhe dokumentacioni financiar që fakton fondin 2.000.000 dollarë të vendosur në dispozicion të Projektit QM nga AHC.
- Çfarë procedure është ndjekur për përzgjedhjen e Qendrës Shqiptare të Trashëgimisë për këtë projekt?
- Të na vihen në dispozicion Projekti, Plani i Biznesit dhe çdo dokument tjetër që lidhet me vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak datë 23.12.2022;
- Të qartësohet nëse prona që i vihet në dispozicion/jepet në përdorim Qendrës përfshin vetëm godinat (2021m²) apo e gjithë prona (25.004 m²).