Lulzim Basha ishte i gatshëm që edhe një herë më shumë t’i bashkonte votat me shumicën parlamentare për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e ka entuziazmuar së tepërmi reporterin legjendar, Muhamed Veliu, i cili ka bërë thirje nga ekrani i Top Channel, që Rilindja dhe Vula të bëhen edhe herë të tjera bashkë për reforma të rëndësishme.
“Vota pro reformës në drejtësi është sinjali se edhe reforma të tjera qe kërkojnë shumicë të cilësuar mund të votohen në të njëjtën mënyrë. Reforma e radhës dhe me urgjentja është reforma zgjedhore e cila ka mbetur ne vend për shkak të amullisë që përfshiu për disa vite rresht Partinë Demokratike”, ka thënë Meti i madh.
Ish korrespondenti i këtij televizioni në Londër, që u largua prej andej për arsye të errëta, e ka përligjur këtë bashkëpunim me faktin se “shumica e deputeteve demokrate qe janë mbledhur rreth Berishës nuk kane treguar dëshirë për bashkëpunim”./Lapsi