Edward Teller, jobanaliteti i së keqes

20 vite më parë, më 9 shtatorin e 2003, ndërronte jetë në Stanford të Kalifornisë fizikani Edward Teller. Përvjetori ofron rastin për ta ripëshkruar shkurtimisht jetën e gjatë të këtij shkencëtari të veçantë e kontradiktor dhe për shprehur disa konsiderata mbi raportet midis shkencës e pushtetit dhe, në mënyrë të veçantë, me atë ushtarak.

Ede Teller lindi nga një familje hebreje më 15 janar të 1908 në Budapest, që në atë kohë i përkiste Perandorisë Austro – Hungareze. Babai i tij, Max Teller, ishte avokat kurse nëna, Ilona Deutsch, ishte pianiste. Pasi ka frekuentuar Minta Gymnasium e Budapestit, në vitin 1926 Ede u transferua në Gjermani dhe studioi Matematikë dhe Kimi në Universitetin e Karlsruhes. Në 1928 mori Bachelor of Science në Inxhinieri Kimike. Një profesor i tij, kimisti Herman Mark, i bëri të njohur rezultatet e reja nga mekanika kuantike e sapolindur dhe kjo ndezi tek djaloshi Ede një interes të fortë për Fizikën. Megjithë disa rezistencave fillestare të manifestuara nga i ati, filloi të studiojë Fizikë në Mynih, nën drejtimin e Arnold Sommerfeld. Më 14 korrik 1928, teksa zbriste nga një tramvaj ende në lëvizje, plagoset rëndë në një këmbë. Kjo i krijoi dëme permanente dhe për të gjithë jetën u prek nga një çalamanllëk. Gjatë konvaleshencës pushoi së marri antidhimbje pasi, sipas thënies së tij, ia mjegullonin mendjen dhe duroi stoikisht dhimbje të forta.

Në vitin 1929 Teller u transferua në Universitetin e Lajpcigut dhe në 1930 mori Doktoraturën në Fizikë nën drejtimin e Werner Heisenberg. Në këtë periudhë Teller u vu në kontakt dhe bëri miqësi me disa prej fizikanëve më të mëdhenj të epokës, midis të cilëve George Gamow, Lev Landau dhe George Placzek. Pikërisht me iniciativën e këtij të fundit, në vitin 19932 Teller do të kalojë një periudhë pushimi veror në Romë me Enrico Fermi dhe grupin e tij. Qe pikërisht kjo përvojë që e orientojë Teller drejt Fizikës Bërthamore. Ndërkohë, në vitin 1930, Teller u transferua në Universitetin e Göttingen, qendër e rëndësishme për studimet e Fizikës. Pas ardhjes së Hitlerit në vitin 1933, klima antisemite që po përhapej në Gjermani e shtyu Teller të largohej. Qëndroi për një periudhë të shkurtër në Angli dhe më pas në Kopenhagen, ku bashkëpunoi me Niels Bohr. Në vitin 1934 u martua dhe po atë vit u kthye në Angli. Në vitin 1935, me iniciativën e George Gamow, Teller u thirr si Profesor Fizike në George Washington University e Shteteve të Bashkuara. Këtu u mor me tematika kimiko – fizike. Në bashkëpunim me Hermann Arthur Jahn, në vitin 1937 zbuloi një fenomen molekular të njohur si efekti Jahn – Teller. Veç të tjerash, u mor kimikë – fizikën e sipërfaqeve, duke dhënë kontribute origjinale.

Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, Teller vendosi të bashkëpunojë me përpjekjen luftarake amerikane dhe filloi të punojë, me mikun e atëhershëm Hans Bethe, në përpunimin e një teorie mbi përhapjen e valëve të përplasjes. Studime të tilla, përveçse në fushën luftarake, do të rezultojnë të rëndësishme edhe për ndërmarrjet e ardhshme raketore. Në vitin 1942 Teller diskutoi me Enrico Fermi për mundësinë e realizimit të një bombe të bazuar mbi shkrirjen bërthamore. Po atë vit mori pjesë në një seminar veror mbi argumentin e mbajtur, pranë Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, nga Julius Robert Oppenheimer. Qysh në atë kohë, përpara se bomba me shkrirje të realizohej, Teller hipotezonte mundësinë e realizimit të një bombe të bazuar mbi shkrirjen bërthamore. Në vitin 1943, tashmë i nisur Projekti Manhattan, u bë operativ Los Alamos Laboratory, në New Mexico, i të cilit Oppenheimer qe drejtori. Po atë vit Teller u transferua në Los Alamos dhe hyri të bëhej pjesë e Divizionit Teorik të Projektit me emrin sekret Ed Tilden. Megjithëse duke dhënë kontribute domethënëse në zhvillimin e bombës me shkrirje, Teller vazhdoi të mbështesë idenë e një bombe me shkrirje, e treguar gjenerikisht me emrin Super, por propozimi i tij u konsiderua me prioritet të ulët, duke parë edhe vështirësitë e hasura në realizimin e bombës me shkrirje. Për më tepër vetë Teller nuk dinte si ta zgjidhte problemin e shkaktimit të reagimit shkrirës të hidrogjenit. Më 16 korrik 1945 përpjekjet e shkencëtarëve të Projektit Manhattan u shpërblyen nga suksesi i siguruar nga testimi i parë bërthamor, i kryer në shkretëtirën Jornada del Muerto dhe i njphur me emrin Trinity Test.

Hungarezi Leo Szilard (që fillimisht i kishte propozuar Albert Einstein t’i dërgonte presidentit amerikan Franklin Delano Roosevelt letrën e famshme nga e cila u nis vetë Projekti Manhattan) u bë promotor i një peticioni për ta ndaluar përdorimin e bombës mbi qeniet njerëzore. Sipas Szilard do të ishte e mjaftueshme një demonstrim publik i fuqisë së armës të re për t’i shtyrë japonezët të dorëzohen. Teller refuzoi ta firmosë peticionin duke konsideruar se përdorimi efektiv i bombës ishte zgjedhja më e mirë. Për ta marrë në vendim të tillë, Teller kishte pyetur mikun Oppenheimer që i ishte përgjigjur duke pohuar se vendime të caktuara u përkisnin politikanëve dhe jo shkencëtarëve, por më tej Teller bëri me dije se Oppenheimer kishte pasur një rol të rëndësishëm në vendimin e Interim Committee që dekretoi përdorimin e bombës në Japoni. Ky episod filloi të përkeqësojë raportet midis Teller dhe Oppenheimer.

Më 1 shkurt 1946, Teller la Los Alamos dhe u kthye në Universitetin e Chicago si pedagog dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Fermi dhe Maria Goeppert-Mayer. Gjatë një konference të mbajtur në Los Alamos midis 18 dhe 20 prillit 1946, Teller rilançoi idenë e zbatueshmërisë së bombës me shkrirje (apo bombë me hidrogjen apo termobërthamore), duke mbështetur nevojën e realizimit të saj. Kolegë të ndryshëm të tij manifestuan një skepticizëm të caktuar në planin teknik dhe të tjerë shprehën jo pak dyshime nga këndvështrimi etik: midis këtyre qe vetë Oppenheimer. Edhe fizikanë të tjerë që patën marrë pjesë në Projektin Manhattan, midis të cilëve Isidor Rabi dhe vetë Fermi, e shkëshilluan jo vetëm për problemet teknike, por edhe pse e konsideronin si “ndërthueshmërisht malinj”, për shkak të distruktivitetit potencialisht të pakufizuar. Frika që edhe sovjetikët do të punonin në kërkime analoge e çoi në janarin e 1950 presidentin amerikan Harry Truman të vendosë të ndërmarrë një program për ndërtimin e bombës me hidrogjen. Në krye të tij u vendos Teller, që koordinonte një grup shkencëtarësh që nisi të punojë, gjithmonë në Los Alamos. Zhvillimet e programit bënë të kuptohej ideja e nxitjes të propozuar nga Teller nuk mund të funksiononte. Faktikisht, ajo parashikonte ta nxiste reagimin e shkrirjes së hidrogjenit vetëm nëpërmjet ngrohjes së provokuar nga një reagim shkrirjeje bërthmore. Qe matematikani me origjinë polake Stanslaw Ulam që pati idenë korrekte: hidrogjeni duhej të kompresohej fuqimisht, përveçse të ngrohej.

Më 1 nëntor 1952 Shtetet e Bashkuara eksperimentuan bombën e parë me hidrogjen. E quajtur Ivy Mike, bomba ishte 500 herë më e fuqishme se ajo që pak vite më parë qenë lëshuar mbi Hiroshima e Nagasaki dhe bëri praktikisht të zhdukej ishullthi i pabanuar i Paqësorit ku ishte kryer testimi. Në gushtin e 1953 edhe Bashkimit Sovjetik kishte eksperimentuar bombën e tij të parë me shkrirje, në realizmin e të cilës kontribuoi në mënyrë domethënëse Andrej Sacharov. Në vitet e mëpasme kryen testime analoge edhe Mbretëria e Bashkuar, Kina, Franca dhe India. Në vitin 1961 Bashkimi Sovjetik shpërtheu një bombë me shkrirje (Bomba Zar) që çliroi një energji mbi 3000 herë më të madhe se ajo e lëshuar mbi Hiroshimë. Më 3 shtator 2017 Koreja e Veriut ka shpërthyer një bombë me shkrirje që ka prodhuar efekte sizmike të barabarta me 6.8 gradë të shkallës Richter në Gadishullin Korean.

Oppenheimer, që kishte drejtuar laboratorin e Los Alamos, pas lufte ishte bërë president i Komitetit Këshillues të United States Atomic Energy Commission (AEC). Ai manifestoi në raste të ndryshme kundërshtinë e tij ndaj ndërtimit të bombës me hidrogjen për motive etike. Veç kësaj objektohej se një Super do të ishte bërë me përdorim të vështirë respektivisht përdorimit të armëve bërthamore taktike. Kjo tërhoqi antipatitë jë vetëm të Teller, por edhe të United States Air Force e të politikanëve të ndryshëm, mes të cilëve Joseph McCarthy, i famshëm prej egërsisë antikomuniste të tij. Qe pikërisht McCarthy që në vitin 1954 nisi një hetim kundër Oppenheimer, që në të kaluarën kishte pasur simpati komuniste. Hetimi pati si rezultat ndalimin në ngarkim të Oppenheimer për të aksesuar në sekretet atomike. Teller u thirr të dëshmojë dhe qe anëtari i vetëm i komunitetit shkencor që u shqiptua kundër Oppenheimer. Pjesa tjetër e komunitetit shkencor, me në krye Albert Einstein, doli në mbrojtje të Oppenheimer, që në fund u rehabilitua dhe mundi ta rimarrë rolin e tij si president i Komitetit Këshillues të AEC dhe të pedagogut të Institute for Advanced Studies të Princeton University.

Siç deklaroi një dëshmitar që e pa në vetën e parë të gjithë ndodhinë: Po, qe një histori e shëmtuar. Teller nuk qe i ndershëm: tha se nuk kishte marrë asnjë inciativë kundër Oppenheimer, ndërsa informacionet e dala demonstrojnë të kundërtën. Nuk e kishte përtypur opozitën e Oppenheimer ndaj Super dhe beson se nuk e përtypte influencën e tij të madhe politike. Kështu, punoi me Lewis Strauss, kreu i Komisionit për Energjinë Atomike, për ta tejkaluar Oppenheimer. Foli me FBI e njerëz të këtij lloji dhe u referoi atyre dyshimet që ushqente ndaj familjarëve dhe disa miq të Oppenheimer, që qenë anëtarë të Partisë Komuniste. Makina burokratike u vu në lëvizje dhe arriti në proces, por besoj se gjëra u shpëtoi prej dore, nuk mendoj se Teller donte ta dërgonte në gjykatë Oppenheimer apo t’i hiqte clearance. Roli i pasur nga Teller në aferën Oppenheimer i krijoi një marxhinalizim të caktuar brenda komunitetit shlencor, por ruajti marrëdhënie të shkëlqyera me mjediset politike dhe ushtarake.

Në periudhën e Luftës së Ftohtë mbajti poste të ndryshme, qe një mbështetës i zjarrtë i nevojës për t’i rritur shpenzimet ushtarake për ta kundërshtuar kërcënimin sovjetik dhe ju kundërvu traktateve për ta kontrolluar proliferimin e armëve bërthamore. Bomba me hidrogjen qe një lloj fiksimi dhe u arrit në pikën që t’i sugjerohej edhe një përdorim joluftarak. Për shembull, u propozua që të përdorej për të realizuar një port në ujërat e thella në Alaskë, për t’u dërguar atje qymyr dhe naftë. Shkencëtarë të ndryshëm denoncuan dëmet e rënda që një ndërmarrje e ngjashme do t’i krijonte territorit e popullsive vendore dhe në vitin 1962 projekti u braktis. Teller propozoi edhe të përdorte bomba termobërthamore për të nxjerrë naftë nga rërat bituminoze në veri të Albertas, për të kundërshtuar formimin e uraganëve në oqean dhe për të shpërbërë asteroidë eventual në rrugën e përplasjes me Tokën.

Në vitet ’80, Teller qe një idhtar i flaktë i Strategic Defense Initiative, e mbiquajtur ironoikisht nga kundërshtarët si “Lufta Yjore”. Ideja bazë ishte ajo e përdorimit të lazerëve shumë të fuqishëm (tokësorë e satelitorë), fasha grimcash dhe raketa për të shkatërruar raketat balistike sovjetike ndërkontinentalë. Teller u përpoq shumë për ta mbështetur iniciativën dhe arriti të bindë për mirësinë e ndërmarrjes presidentin e atëhershëm Ronald Reagan. Iniciativa mori shumë kritika nga eksponentë të spikatur të komunitetit shkencor. American Physical Society (APS) mblodhi një panel ekspertësh (ku bënin pjesë edhe shpikësit e lazerit) dhe konkludoi se midis të gjithë sistemeve të marrë në konsideratë në projekt, asnjëri nuk ishte as për së largu i gatshëm për implementim. Ideja vizionare e mbështetur nga Teller nuk mungoi të ngjallë ironi të ndryshme. Për ta nënvizuar optimizmin e tepruar të manifestuar prej tij rreth mundësisë për ta zhvilluar në kohë të shkurtëra sisteme mbrojtëse të caktuara, dikush pohoi se ishte futur një njësi e re matëse e optimizmit: telleri. Ama mëkat që një njësi e tillë matëse ishte tejet e madhe dhe ndoshta ishte e nevojshme të përdoreshin nënshumëfishat e saj, si puna e nanotellerit (10-9) dhe e pikotellerit (10-12).

Në karrierën e tij të gjatë shkencore, Teller është marrë me tematika të ndryshme. Midis gjërave të tjera, ka qenë ndër të parët që ka denoncuar pasojaz mjedisore të mundshme të përdorimit të lëndëve djegëse me bazë fosile. Në dhjetorin e 1957, në një konferencë të mbajtur nga anëtarët e American Chemical Society, Teller tërhoqi vëmendjen për faktin se akumulimi i anhidridit karbonik në atmosferë, i shkaktuar nga djegia e qymyrit dhe naftës duke filluar nga mesi i shekullit të XIX, do ta rriste efektin serë me rritjen pasuese të temperaturës globale. Argumenti merret prej tij në 1959 në një simpozium të organizuar nga American Petroleum Institute dhe nga Columbia Graduate School of Business. Për meritat e tij shkencore të padyshimta, Teller ju dhanë mirënjohje shkencore të rëndësishme. Midis tyre kujtojmë: Albert Einstein Award në 1958, Golden Plate Award e American Academy of Achievement në 1961, Enrico Fermi Award në 1962, Harvey Prize në 1975, Eringen Medal në 1980, Sylvanus Thayer Award e Akademisë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në 1986, National Medal of Science në 1983, Presidential Citizens Medal në 1989 dhe Corvin Chain Medal në 2001. Në 2003, më pak se dy muaj përpara vdekjes, i është dhënë Presidential Medal of Freedom nga presidenti George W. Bush. Veç kësaj, qe anëtar i National Academy of Sciences së Shteteve të Bashkuara,’American Academy of Arts and Sciences, American Association for the Advancement of Science, American Nuclear Society dhe American Physical Society.

Më 9 shtator 2003, siç e thamë më sipër, Teller vdiq në moshën 95 vjeçare si pasojë e një iktusi që e kishte goditur dy ditë më parë. “Do të kishte qenë një botë më e mirë pa Teller”. Kjo shprehje i atribuohet nganjëherë Isidor Rabi, nganjëherë Hans Bethe, të dy nobelistë për Fizikën, respektivisht në 1944 dhe në 1967. Pavarësisht nga kush është autori, fjalia shpreh mirë se cili ka qenë qëndrimi i shumë kolegëve shkencëtarë të tij ndaj Teller. Me siguri që ai ka qenë një fizikan i madh, nganjëherë me intuita gjeniale, por ka qenë edhe një njeri zgjedhjet e të cilit kanë qenë shumë të diskutueshme. Prej qëndrimit të tij prej luftënxitësi dhe ciniku, është thënë se Teller ka frymëzuar Stanley Kubrick në ideimin e Doktorit Strangelove, protagonist i filmit me të njëjtin emër të vitit 1964: shkencëtar i çmendur neurotik, i interpretuar mrkeullisht nga Peter Sellers. Në 1991 Teller i është dhënë edhe çmimi satirik IgNobel për paqen në mirënjohje të “përpjekjeve të një jete për ta ndryshuar domethënien e paqes siç e njohim ne”.

Dikush ka kërkuar të japo një justifikim për fiksimin e Teller lidhur me armët bërthamore. Për shembull astronomi dhe divulgatori i ndjerë Carl Sagan, që i ka kushtuar Teller faqe të ndryshme të librit të tij Bota e infektuar nga djajtë, thekson substancialin mirëbesim të tij. Faktikisht, Sagan mendon se Teller ishte praktikisht i bindur se armët bërthamore mund të kontribuonin në mirëqënien e njerëzimit, duke mundur të zgjidhin shumë prej problemeve tona në luftë e në paqe (nga këtu edhe idetë e tij ekstravagante lidhur me zbatimet paqësore të bombave termobërthamore). Veë kësaj, dikush ka kërkuar ta justifikojë qëndrimin e tij ashpërsisht antikomuniste dhe, në përgjithësi, ultraliberal dhe kundër çdo regjimi autoritar. Në fëmijërinë e tij të hershme Teller qe dëshmitar i shkatërrimeve të shkaktuara vendit të tij, Hungarisë, fillimisht nga Bela Kun, që qeverisi Republikën Sovjetike Hungareze në 1919, dhe më pas nga Miklos Horthy, që qe regjenti profashist i Hungarisë nga 1920 deri më 1944. Veç kësaj, në Gjermani Teller mundi të eksperimentonte mizoritë e regjimit të sapolindur nazist.

Nuk na takon ne të japim gjykime morale mbi Teller. Megjithatë sigurisht cilësitë e padyshimta të tij intelektive do t’i bënin të mundur të parashikonte se cilat mund të ishin pasojat e zgjedhjeve të caktuara. Siç u tha, duke ndjekur obsesionin e tij për bombat, Teller thelbësisht ka harxhuar dhuntitë e tij të mëdha shkencore që me siguri do t’i lejonte të bëhej një fizikan vërtet i madh (ka mundësi që një diskutim i ngjashëm mund t’i aplikohet edhe Oppenheimer). Teller demonstroi faktikisht se ishte në gjendje të jepte kontribute të rëndësishme në kërkim të viteve të para të aktivitetit të tij. Përveç efekteve të sipërpërmendurit Jahn – Teller dhe kontributeve në kiminë – fizikën e sipërfaqeve, Teller zhvilloi ide novatore edhe në fizikën bërthamore bazike. Ka mundësi, pa obsesionin e tij për armatimet do të mund të jepte shumë kontribute të tjera të rëndësishme. Në vend të saj Teller fizikan teoricien gjenial qe, si të thuash, për ta vënë në hije nga Teller ekspert i armatmeve bërthamore dhe konsulent politiko – ushtarak. Ka mundësi u tërhoq nga pushteti dhe qe i paaftë të mbajë atë autonomi intelektuale që ka karakterizuar në fakt shumë kolegë të tij shkencëtarë, që pa harruar humanizmin e tyre, u impenjuan aktivisht në frontin pacifis dhe në atë të çarmatimit bërthamor.

Bëhet fjalë për tematika, ahimè, mjaft aktuale, duke parë situatën preokupuese ndërkombëtare. Është për t’u uruar që të mos shfaqen Teller të tjerë në horizont dhe që midis shkencëtarëve të mbizotërojë shpirti i bashkëpunimit, që përveç përjashtimeve të rralla, ka për fat karakterizuar gjithmonë komunitetin shkencor. Siç ka deklaruar fizikani Carlo Rovelli pasi ka asituar në anteprimën e fundit në New York e filmit të Christopher Nolan kushtuar Robert Oppenheimer: “Çështjet që ky film ngre nuk ka të bëjë vetëm me vitet ’40 dhe me problemet e përgjithshme lidhur me etikën e shkencës, por janë tema sot djegëse. […] Për shkencëtarët rusë janë miq, kinezët janë miq. Komuniteti i shkencëtarëve duhet t’u thotë politikanëve: ndaloni me këtë marrëzi”. Saktësisht e kundërta e asaj që bëri Teller në kohën e tij.

(nga MicroMega)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Poezia e vdekjes si një hymn për jetën

Nga Timo Mërkuri Rrënjët e poezisë “Vdekja është një” të Sadik Bejkos duhet ti kërkojmë …

Leave a Reply