Një parukiere nga Shqipëria në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB

Shqipëria pritet të drejtojë punimet e përgjithshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në dy Forume. Pyetja është kush do ta drejtojë?

Presidenti Bajram Begaj është nisur ditën e sotme në SHBA, për të marrë pjesë në punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Së bashku me Presidentin Begaj kanë shkuar dhe 22 persona të tjerë, si këshilltarë, gazetar, zonja e parë Armanda Begaj si dhe parukierja e zonjës së parë.

Në listën e publikuar për mediat, Lili Ismaili, ka shkuar në New York si këshilltare e Jashtme e Presidentit. Por në një kërkim, rezulton se Lili Ismaili është parukierja e zonjës së parë Armanda Begaj dhe jo Këshilltare e Jashtme. Në rrjetin social, Instagram ku dhe promovon punën e saj. Ismaili, nuk ka ngurruar të hedh herë pas here foto të stilimeve që i ka bërë zonjës së parë.

About Redaksia

Check Also

Homazhe në Tiranë për efektivin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serbë

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë po mbahen homaxhe në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *