BRICS dhe Amerika Latine

Intervistë me Profesor Carlos Alberto Pereyra Mele, Drejtor i “Dossier Geopolitico”.

Cili është vizioni juaj për BRICS?

Padyshim, shfaqja e BRICS+ (Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut) përbën projektin më të madhe dhe transhendental gjeopolitik dhe gjeoekonomik global në shekullin e XXI, që shënon rënien definitive të dominimit anglosakson të viteve të fundit. Veç kësaj, pasi që nuk është një organizëm ideologjik dhe gjeopolitik, i pozicionon vendet e jugut të botës në qendër të skenës së pushtetit botëror prej fuqisë së jashtëzakonshme të tyre ekonomike, industriale e teknologjike dhe prej resurseve natyrore të pafundme të tyre, ndërsa shpërbëhet pushteti i fundit hegjemonist i perandorive perandorive perëndimore të njëpasnjëshme, që nga viti 1492 deri më sot kanë kolonizuar, pushtuar dhe shkatërruar qytetërime, popuj dhe vende të së ashtuquajturës “periferi”, duke i imponuar kode dhe vlera që në kohë janë demaskuar si hipokrite dhe kontradiktore, përveç se u shërben vetëm interesave të tyre. Është kështu që BRICS+, si organizatë multipolare, multilaterale e multikulturore të vendeve shumë të ndryshme, por të bashkuara nga një vokacion i përbashkët të një zhvillimi ekonomik pragmatik, të drejtë dhe të pavarur, shënojnë një ndryshim jo vetëm historik, por tektonik i botës së re, duke imponuar një sistem multipolariteti në qeverisjen e botës, duke e groposur përfundimisht unipolarizmin hegjemonist të vetëshpallur nga Shtetet e Bashkuara qysh nga fundi i shekullit të kaluar, kur ideologët e perandorisë dominuese dekretuan “fundin e historisë”. Një parashikim sa i dështuar, aq edhe arrogant e triumfalist, që nuk ka zgjatur 30 vjet.

Veç kësaj, me ndryshimin gjigantesk që BRICS+ po shkaktojnë, ndërthuren 3 kontinente (Afrikë, Amerikë dhe Azi, vendet dhe popujt e tyre), që janë të “harruarit nga bota e pasur”, duke ju mundësuar veç të tjerave se qytetërimet – ekumene aziatike (në veçanti ai kinez dhe indian) përmbysin ostracizmin e 150 viteve të fundit nën pushtetin britanik (që është ende vetëm një përjashtim i historisë) dhe e transferojnë sërish Lindjen si referim botëror, siç ishte në lashtësi, në Mesjetë dhe në pjesën e madhe të modernizmit. Veç të tjerash, mundësojnë shikueshmërinë e duhur të kontinentit afrikan, e qytetërimit, historisë, kulturës dhe popujve të saj, duke i dhënë blerë njerëzimit dhe potencialiteteve të saj, si rivendikim minimal i shekujve të dhimbjes, gjakut dhe varfërisë të vendosur nga perandoritë mizore perëndimore. Për më tepër, njohin veçantinë etnike jugamerikane, që buron nga përzierja e popujve dhe perandorive parakolombiane me europianët e ardhur me pushtimin dhe me valët e emigrantëve, që i kanë dhënë origjinë një qytetërimi të veçantë dhe ndryshe, pavarësisht faktit që modelet perëndimore kanë kërkuar gjithmonë t’ua shtypin rrënjët indigjene dhe, siç thotë meksikani i madh Vasconcelos, “raca jonë kozmike është diçka e re”.

Samiti i fundit BRICS i Johanesburgut ka ratifikuar hyrjen e 6 shteteve të reja – Argjentinës, Iranit, Egjiptit, Arabisë Saudite, Etiopisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe – duke filluar nga 1 janari i 2024. Cilat mendoni se do të jenë reperkusionet e këtij zgjerimi të njoftuar për një kohë të gjatë në të gjithë botën? 

Në radhë të parë, zgjerimi i BRICS, ashtu si lista e gjatë e vendeve në pritje të aderimit, demonstrojnë suksesin e bujshëm politik të samitit, që e konvalidon organizatën si vlerën e vetme rritëse të botës multipolare, duke demonstruar ndërkohë zhvillimin, rritjen dhe shpresat e mëdha të saj që ngjall në të gjithë botën, përveçse se në grupin e vogël të të ashtuquajturit “komunitet ndërkombëtar”. Në realitet, preferoj që disa të dhëna flasin vetë. Me këtë ekspansion, BRICS do të përfshijnë rreth 46% të popullsisë botërore (4% më shumë me aderimin e vendeve të reja). Do të përfaqësojnë 36% të PBB globale (sipas barazisë së fuqisë blerëse apo PBB), 25% të eksporteve, 40% të prodhimit total të gazit dhe 43% të prodhimit të naftës. Hyrja e Argjentinës do të shtojë 32.1% të rezervave të litiumit. Kina mban tashmë 80% të rezervave botërore të metaleve të rralla, të cilave do t’ju shtojnë kontrollin e 63% të uraniumit të pasuruar bërthamor botëror, me 38% ruse dhe 25% kineze. Ndërsa Shtetet e Bahskuara importojnë nga Rusia 25% të uraniumit të djegur nga 94 impiantet e saj dhe prodhojnë 20% të elektricitetit amerikan.

Dhe për të mos ju mërzitur me të dhëna të mëtejshme mbi mjaftueshmërinë e resurseve natyrale dhe revervave energjitike që përfshin, përveç inercisë rritëse të transanksioneve tregëtare, avancimit të rrugëve të komunikimit e të infrastrukturave dhe nga lindja evalutave të reja që zëvendësojnë dollarin, shtoj vetëm konceptin politik që avancimi i BRICS+ dhe dalja e jugut të botës janë një realitet i pamundur për t’u injoruar, pavarësisht përpjekjeve anglosaksone dhe të europianëve. Them të njëjtën për tërheqjen evidente dhe të zgjatur të të gjithë Perëndimit. Jam i bindur se nga fundi i Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, gjithçka është një luftë gjeopolitike dhe jo ideologjike, kështu që samiti BRICS + prish mitin se jugu nuk ka bërë apo marrë pjesë në historinë e fundit të njerëzimit. Përkundrazi, dënimi i të qënit një zonë e varur dhe periferike për furnizimin me resurse natyrore dhe njerëzore për zhvillimin kapitalist dhe ekonomik të botës perëndimore përfundimisht përmbyset. E gjitha kjo ka përfunduar. Ja pse përsëris: nuk jemi përballë një ndryshimi historik, por edhe një ndryshimi tektonik.

Amerika Latine mund të mbështetet mbi dy shtete të mëdha të BRICS si Brazili dhe Argjentina. Cilat janë skenarët e mundshëm për kontinentin latinoamerikan? Shikoni në horizont hyrjen e vendeve të tjera?

Do ta përqëndroj përgjigjen time mbi vendet e Amerikës Latine, pasi si Amerika Veriore, ashtu edhe Amerika Qendrore i përgjigjen koordinatave të tyre dhe të ndryshme gjeopolitike. Është e natyrshme dhe jo rastësishme se prania e përbashkët e Brazilit dhe Argjentinës në BRICS+ është një fakt i kërkuar dhe i premtuar nga pushtetet e organizatës, në strategjinë e tyre të forcimit të jugut të botës dhe duke nxitur në këto shtete një mbështetje reale që shërben si kundrapeshë ndaj pushtetit të Shteteve të Bashkuara. Me fjalë të tjera, jemi përballë një skenari të diskutuar midis veriut e jugut dhe është themelore që të dy vendet e rëndësishme të nënkontinentit janë nga ana e BRICS+, ndërsa aksi Brazilia – Buenos Aires, i forcuar nga një marrdhënie tregëtare dhe historike shumë e rëndësishme midis dy vendeve, është porta më e rëndësishme e mundur për vendet e tjera të rajonit për të hyrë në organizatë me shpatulla të mbuluara.

Veç kësaj, duke marrë në konsideratë sesi Brazili, ashtu edhe Argjentina janë vende që shfaqen vetëm mbi Atlantik, një prej kërkesave themelore të rajonit do të ishte ajo e inkorporimit në vendet e BRICS vende kufitare me vende që kanë dalje në Oqeanin Paqësor, për të garantuar një lidhje detare direkte me Azinë – kryeqytetin e ri të botës – dhe praktikisht për ta bërë Amerikën e Jugut një ishull të madh biooqeanik me gjithçka pozitive që kjo do të implikonte nga pikëpamja gjeostrategjike. Ky projekt është një aspiratë e vjetër e të dy vendeve që i përket mesit të shekullit të XX, kur lëvizjet popullore dhe kombëtare të Getulio Vargas në Brazil dhe Juan Perón në Argjentinë kanë prishur me ekuacionin e vetëasgjësimit të imponuar nga Shtetet e Bashkuara dhe kanë instaluar bazat e një bashkëpunimi trasformativ e të industrializuar dhe furnizues ushqimesh të transformuara dhe mineralesh: e cila, pavarësisht kurstheve dhe grushteve të shtetit amerikan, i ka dhënë origjinë aksit aktual dhe shumë të fortë komercial dhe strategjik midis dy vendeve. Një kapitull i rëndësishëm i historisë që duket një riedicion, falë edhe betejës së palodhshme strategjike të presidentit Lula da Silva për të përgatitur një skenë me shumë vende të inkorporuar dhe me mundësi gjiganteske për të ardhmen.

Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar me “Doktrinën Monroe” të tyre se Amerika e Jugut do të ishte “bahçja” e tyre dhe ka qenë qysh nga viti 1823. Siç thoshte Simón Bolívar, “Shtetet e Bashkuara duken të destinuara nga Hyjnia ta nënshtrojnë të gjithë Amerikën me uri dhe mjerim në emër të lirisë”. Sipas jush, cila mund të ishte përgjigja e Uashingtonit në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme ndaj zjarrit të shkaktuar nga BRICS në bahçen e tyre? 

Nuk kam dyshime se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë atë që historikisht kanë bërë gjithmonë në politikën e tyre të jashtme kundrejt Amerikës së Jugut. Domethënë, duke penguar zhvillimin në jugun e Rio Grande, bojkotimin e do alternative bashkimi të popujve jugamerikanë dhe përdorimi i të gjitha instrumentave, nga ndërhyrjet direkte me forcë, grushte shteti të buta, mbytje financiare, sanksione, bllokime, destabilizim social, terrorizëm mediatik, etj.

E kanë bërë gjatë Luftës së Ftohtë dhe e bëjnë edhe sot me luftërat e tyre hibride. Nuk është as më pak e as më shumë se zbatimi doktrinës klasike Monroe: “America for the Americans”. Akoma më shumë tani që pëson marramendësen e débâcle, që e bën akoma më shumë të rrezikshëm, pasi e di se nuk mund të konkurrojë në zonën e investimeve apo me transferimet teknologjike dhe industriale nga Kina, India, Juglindja aziatike apo Rusia. Gjë të cilës duhet t’i shtojmë se popujt e rajonit po njohin çmimin e vështirë të aleancës me anglosaksonët, që nuk mund të ofrojnë asgjë përveçse qasjeve të tyre luftarake dhe që me jugun e botës mund të shfrytëzojnë potencialitetet dhe resurset e tyre.

Argentina po drejtohet për zgjedhjet presidenciale të 22 tetorit të këtij viti; presidenti në fuqi është peronisti Alberto Fernández. Si është pritur hyrja juaj në BRICS nga popullsia, cilat janë forcat pro-BRICS përveç partisë peroniste dhe cilat janë forcat që do të përplasen për të shkuar në Casa Rosada? 

Parasëgjithash, dua të sqaroj se qeveria aktuale argjentinase është një lloj koalicioni midis peronizmit dhe progresizmit të tipit europian, me presidentin Alberto Fernández që është pjesë e këtij sektori të fundit. Është e njohur edhe se progresizmi apo e majta perëndimore nuk influencohet nga BRICS, se urrejnë Rusinë, Kinën dhe Iranin. Në vend të kësaj, peronizmi, doktrinalisht një Pozicion i Tretë, përshtatet përsosshmërisht me postulatet e jugut të botës. Për sa i përket popullsisë, mund të thuhet me kënaqësi të madhe hyrja e Argjentinës në BRICS +, pasi çdo qytetar i rrugës e di se dy partnerët tanë kryesorë komercialë – prej vitesh – janë Brazili dhe Kina, ndërsa më të informuarit janë të vetëdijshëm për pengesat historike që vendosen në mënyrë permanente ndaj produkteve ushqimore argjentinase, si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Bashkimin Europian.

Sipas mendimit tim, besoj se qeveria konmbëtare nuk e ka komunikuar shumë mirë as këtë hyrje në BRICS +, as rëndësinë dhe shkallën e vërtetë e saj. Veç kësaj, nuk e ka vendosur akoma si aksin e fushatës për zgjedhjet presidenciale të tetorit, duke sqaruar se ankthet dhe prioritetet e qytetarëve janë sot sidomos në durimin e efekteve të një inflacioni që e kalon 10% në muaj. Është edhe e drejtë të pranohet se ekzekutivi ka qenë shumë ë rënduar në negociata shumë të ashpra me FMN për shkak të borxhit të lënë nga qeveria e mëparshme neoliberiste dhe që e kanë futur vendin në një krizë ekonomike shumë të rëndë. Pikërisht, qeveria ka mbyllur një marrëveshje paraprake me FMN thuajse të njëjtën javë me të cilën ftesa është bërë e njohur nga samiti i Johannesburgut. Pra gjithçka është ende në fazën e zhvillimit.

Dua të nënvizoj edhe se 10 ditë përpara samitit grupi i drejtuar prej meje, “Dossier Geopolitico”, ka paraqitur një dokument qeverive, drejtuesve politikë e socialë, duke ju kërkuar se të dy akset e politikës tonë të jashtme të ishin inkorporimi në BRICS+ dhe lançimi i projektit “Jugu Global” bashkë me Brazilin. Për sa i përket opozitës, të partive me prerje të qartë neoliberiste, PRO/UCR dhe të ashtuquajturit libertarë e kanë refuzuar hyrjen e Argjentinës në BRICS+ me një fushatë të pamëshirëshme dezinformimi dhe konfuzini, të ndihmuar nga mediat e mëdha monopoliste, duke krijuar dyshime tek popullsia me argumente hipokrite dhe false pseudomorali dhe duke ngritur gjithmonë hipokritet “vlera të Perëndimit”, por në përgjithësi shumica e argjentinasve e kupton se BRICS+ janë rrugëdalja jonë e vetme nga kriza aktuale ekonomike e shkaktuar nga ideologjia neoliberiste.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply