Çështja “De Ligt”, “tulipani” kundër Tuchel: Nuk e di pse nuk luaj!

Vetëm 10 minua në fushë dy ndeshjet e fundit, në shtëpinë e Bayern ka shpërthyer çështja “De Ligt”. Klubi gjerman investoi 67 milionë euro për ta marrë nga Juve në verën e 2022, por qendërmbrojtësi holandez nuk po gjen hapësirat e duhura në Mynih, nuk ka qenë kurrë një titullar fiks as në sytë e Nagelsmann e as për Tuchel. Kjo situatë ka bërë që De Ligt të reagojë publikisht duke shprehur pakënaqësitë e tij:

“Përse nuk luaj titullarë? Shiko, nuk ia kam idenë, duhet të pyesësh trajnerin për këtë”, iu përgjigj De Ligt gazetarit duke shtuar: “Po bëj gjithçka më kërkon, madje duke luajtur edhe në mesfushë për vetëm 10 minuta. E vetmja gjë që mund të bëj është të punoj dhe të përmirësohem në fushë, pjesa tjetër është detyrë e trajnerit, është ai që merr vendimet”, u shpreh De Ligt. Në lidhje me këtë temë trajneri Tuchel theksoi: “Forma e tij po përmirësohet, por kur je te Bayern duhet të marrësh gjithnjë vendime të vështira. Asnjë lojtar i Bayern nuk e meriton të qëndrojë në stol, por lojtarët duhet të lënë mënjanë egon e tyre”, u shpreh trajneri i Bayern.

Ekipi i Tuchel u ndal së fundmi në një barazim 2-2 në Bundesligë, përballë Leverkusen, duke bërë që “aspirinat” t’i marrin kreun, fal golavarazhit më të mirë. Bayern zbret në fushë këtë të mërkurë në Champions League teksa pret Man.United.

About Redaksia

Check Also

Vidal kritikon Ten Hag: Kush është ai që largon Ronaldon?

Arturo Vidal aktualisht aktivizohet në Brazil me klubin Athletico Paranaense, megjithatë mesfushori mbetet një ndjekës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *