Berisha: Finalja duhet të jetë bashkimi i grupit të deputetëve të PD!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se,  ky është një process, finalja duhet të jetë bashkimi i grupit të deputetëve të PD!
“Ky është një proces! Unë jam i angazhuar me të gjithë deputetët në suksesin e këtij procesi. E gjykoj se procesi është shumë i rëndësishëm për popullin opozitar dhe për Shqipërinë.
Finalja duhet të jetë bashkimi i grupit të deputetëve të PD. Këtu përjashtohen vetëm dy vetë: Peng-Basha dhe Ali-Basha. Këta të dy. Për të tjerët, PD është e hapur për ta.
…Nuk ka rëndësi qëndrimi ndaj kryetarit, pasi statuti parashikon edhe fraksionet. Kanë rëndësi parimet, respektimi i parimeve themelore të partisë. Se ka kode të tjerë për përcaktimin e kryetarit. Është vota dhe janë mekanizma të tjera”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kopjoi temën e diplomës/ Kallëzohet në SPAK ministrja e Shëndetësisë, Kalaja: Duhet të kthejë pas paratë e marra

Avokatja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK, ministren e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, për pretendime për …

Leave a Reply