Bashkia e Tiranës hajdute e taksave të qytetarëve, vjedh 170 milionë lekë me fidanët

Deklaratë e drejtuesit të Departamentit të Pyjeve dhe Kullotave në PD, Hasan Cani

Bashkia e Tiranës nuk humb aspak kohë për të vjedhur. Gjithmonë e më shumë shfaq kreativitet, madje që fantazisë së vjedhjes t’i shtohet më shumë oksigjen, ka menduar që grabitjen e taksave të shqiptarëve ta bëjë në emër të gjelbërimit.

Por kur Bashkia Tiranë flet për gjelbërim, jemi të gjithë të qartë se kjo është kaq pak e besueshme.

Kujtojmë se Bashkia e Tiranës prodhoi mashtrimin e dekadës me pyllin orbital dhe 1 milionë pemët. Gazetarja e ‘Citizens Channel’ Arbjona Çibuku, fituese e çmimit nga OSBE, investigoi dhe zbuloi se ‘Pylli orbital i Tiranës jo vetëm nuk ekziston por është 200 vite larg realizimit’.

Propaganda qesharake e cila ka filluar të krijojë pyje imagjinarë me vlera të pa justifikuara. Është bërë më shumë objekt talljeje në rrjet,

Rasti është i freskët.

Në këtë zonë të malit ( fotot më poshtë) Bashkia ka vendosur të tenderojë pyllëzimin e një sipërfaqe prej 20 ha për të mbjellur e 50 mijë fidanë akacie.

Fondi limit është mbi 280 milionë lek.

Por nga llogaritjet e çmimit të tregut për një fidan i cili kushton 80 lek një rrënjë, del se kosto e mbjelljes për të gjithë 20 ha me akacie shkon më pak se fondi i dhënë nga Bashkia, mbi 111 milionë lek.

Nga diferenca rezulton se mbi 170 milionë lek nuk dihet se në cilin xhep do të përfundojnë.

Këtu kemi të bëjmë me një tender abuziv dhe të paracaktuar. Fakti tregon se tenderi nuk kërkon certifikatën e cilësisë dhe fitosanitare të fidanave, materialit mbjellës, e cila është kryesore në këtë rast.

Dhe argumenti teknik është si vijon:

  1. Në preventiv përcaktohet se do të pastrohet 200 mijë m2 sipërfaqe nga drizat e ferrat. Në realitet kjo sipërfaqe është e eroduar dhe nuk ka të tilla. (Tregon foton).

Teknikisht në qoftëse sipërfaqja mbulohet me bimësi mbi 10% territorit dhe me lartësi nga 0,5 m deri në 5 m konsiderohet sipërfaqe pyll shkurre. (Ligji 57/2020 ‘Për pyjet).

Në qoftëse ka më pak se 10% shkallë mbulimi nuk kanë pse të hiqet bimësia se mbrojnë tokën nga erozioni.

  1. Po në preventiv planifikohet transporti i largët, qe i llogarit fidanat ton – km ( në sasinë 50.000 ton) çka i bie 1 fidan një ton.

Pse tenderi është abuziv dhe i paracaktuar në kritere:

Krahas vlerës shumë të lartë, Bashkia Tiranë në kriteret teknike ka vendosur që subjekti pjesëmarrës të ketë:

  • Motorrsek për krasitje në lartësi;
  • Pajisje për kapjen e degëve në lartësi;
  • Shkallë për ngjitje në lartësi;
  • Gërshërë për prerje të qeskave;
  • Sharrë dore;
  • Cfurkë;
  • Vinҫ për prerje degësh në lartësi jo më pak se 10 m

Asnjë nga këto pajisje nuk kanë lidhje me mbjelljen e fidanëve. Pyetja shtrohet: Çfarë do të presin pajisjet kur fidani është në lartësinë 1m, po vinçi për prerje degësh në lartësi jo më pak se 10 m?

Bashkia Tiranë është kthyer në një hajdute të taksave të qytetarëve, dhe 170 milionë lekët e vjedhura me fidanët janë një tjetër dëshmi abuzimi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply