Lul dylli të mbyllë spepin se deklarimi i pranimit të fajsisë nga Mcgonigal është zhytje tape edhe për të

Nga Ylli MANJANI

“E vërteta doli”- thotë busti i dyllit Lulzim.

Është super qesharak!

Po or po, doli cullak e vërteta. U provua që Rama Mcgonigal i kanë gjetur një financim të parregullt Lulit. E vërteta është që ata e gjetën këtë financim, por ama Luli e bëri gjëmën. Po të mos e bënte atë financim të parregullt, nuk kishin se ç’të gjenin ata.

Madje, aq cullak doli e vërteta sa shtohen prova përtej çdo dyshimi të arsyeshëm që Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka një dosje hetimore e cila duhet t’i ishte vënë në dispozicion Prokurorisë së Shqipërisë në përgjigje të letërpororsisë. Tashmë e thotë gjykata Amerikane këtë gjë.

Dëshmia e MCgonigal e provon qartësisht që ekziston kjo dosje atje. Për këtë dosje Prokuroria e Shqipërisë kërkoi informacion me letër porosi nga Amerika. Por përgjigja nuk erdhi kurrë. Mosdhënia e përgjigjes së letërporosisë nga kanalet diplomatike të ShBA, është gjithashtu fakt i njohur.

Kështu që Lul dylli, nuk ka ç’ti gëzohet kësaj të vërtete, por duhet të mbyllë spepin se deklarimi i pranimit të fajsisë nga Mcgonigal është zhytje tape edhe për të.

Dmth po ti dojë qejfi Departamentit të Shtetit, lejon Ambasadën këtu të nisë përgjigjen që Departamenti i Drejtësisë e ka bërë gati për drejtësinë tonë dhe, burgu për Lul dyllin është i pashmangshëm.

Po ore po, e vërteta e pengmarrjes doli.

Ekzaltimi i Lulit është thjesht idiot.

Qesharak komplet.

****

Qëllimi i këtij komenti nuk është Luli në thelb, sepse Luli s’i hyn në punë as dreqit, por fakti se si mbahet peng drejtësia e gjasme reformuar për arsye politike, edhe nga Amerikanët që e duan shumë drejtësinë tonë “të pavarur”.

About Redaksia

Check Also

Si i fabrikon Rama “yjet në ngjitje” të Rilindjes

Nga Armand SHKULLAKU Edi Rama i është përgjigjur flakë për flakë stuhisë tallëse në rrjet, që …

Leave a Reply