Gruaja e Bilalit përballë McGonigal

Nga Luçiano BOÇI

Laku sa vjen e po ngushtohet për Ramën.

Ditët kur hiqej si të ishte gruaja e Bilalit për të mundësuar qoftë dhe një foto, kryeministrit do t’i duken më romantiket e mundshme në jetën e tij, në raport me atë çka e pret në vazhdim. McGonigal ka pranuar fajin të cilin e ka konsumuar me disa bashkëpunëtorë, midis të cilëve spikat e ndriçon Rama.

Ka pohuar dhe marrjen e shpërblimit financiar për shërbimet ndaj Ramës për të goditur opozitën dhe madje ka shkuar më tej në zbulimin e së vërtetës.

Shpërblimi në bazë të “marrëveshjes” do vazhdonte, sipas dhe rezultateve, me krijimin e favoreve për biznes e pozitë shumë të fortë e shumë të afërt me pushtetin e Ramës.

Neza është pranuar nga McGonigal si ndërmjetësi i operacionit anti opozitë.

Këshilltari i Ramës Duçka është po kaq i përfshirë.

Neza nuk është më ai borxhliu bamirës që zotëron shuma kesh e që i shpërndan ato “për të bo mirë”, siç thërriste dëshpërisht Rama ato ditë të para të shpërthimit të skandalit.

Neza na qenka masha ose zari i Ramës i cili transportonte shpërblimin por dhe skenarët lobuese për punët e pista që McGonigal kishte marrë përsipër për të plotësuar dëshirat perverse politike të Ramës.

Alibia e borxhit tashmë ka rënë dhe kartat janë hapur.

Ramës i ka ngelur në gojë vetëm replika e sforcuar me ambasadorin rus në OKB.

Hetimi amerikan duhet të vazhdojë në Shqipëri.

Korruptimi i McGonigal ka dërrmuar jo vetëm reputacionin e agjencisë së famshme, por dhe sigurinë e shtetit shqiptar, i cili përdor nëpërmjet qeveritarëve mekanizmat e tij si dhe korrupsionin, për të goditur sistemin mbi të cilin është ndërtuar vetë shteti, duke sunuar eleminimin e opozitës.

Njejtë si majmuni që pret degën ku është ulur.

Por majmuni ynë megjithatë na është bë pelivan i madh. Hidhet nga dega në degë me shpresë se nuk do të bjerë në rrjetë.

Po sic thotë fjala e urtë kur kërcen nga huri në hu një do të ngulet.

E Ramës po i ndodh.

Luan deklaratash dhe bën liderin ndërkohë që është i zhytur deri në grykë në gropën septike që e ndërtoi vetë.

Vaji i kandilit duket se po mbaron për gruan e bërë “burrë” të Bilalit!

About Redaksia

Check Also

Të gjithë duan të jenë nga pak Sali Berishë

Greta Beqiri Ka njerëz që hyjnë në politikë për një mandat, për një post, për …

Leave a Reply