Globalizmi, diplomacia e kukullave

Nga Redin HAFIZI

Globalistët janë pushtuesit e rinj. Janë individë që fusin hundët në jetën personale të kujtdo. Globalistët duan që gjithçka të duket njësoj. Ata duan një botë ku një grusht njerëzish sundon dhe si diversitet ata thjesht zgjedhin ngjyrat e ylberit.

Globalistët janë perandorakët e dikurshëm dhe anadollakët e historisë moderne. Janë qeverritarët që i shërbejnë pushtuesit dhe mbretërit që skllavërojnë të pushtuarit. Globalistët kërkojnë gjunjëzimin e qytetarëve që të triumfojnë dhe në Shqipëri e kanë arritur totalisht. Të varfër ku nuk ka më në Shqipëri qytetarët, por propaganda e pushtuesit i bën të jenë krenarë në varfërinë e tyre. Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurimit dhe kryeministri Rama ia përplas në fytyrë ambasadorit të Rusisë protestën për të mos i dhënë fjalën presidentit Zelensky. Ndërkohë ky i fundit e merr fjalën me një uniformë alla Fidel Castro. Pra duket se në politikë nuk do të ketë terma të thjeshtë, pasi ata që përfitojnë tremben nga ajo që popujt kuptojnë. Prandaj ne përballemi me terma si globalizëm, globalistë, antiglobalistë dhe fashizëm e anti fashizëm. Janë elita e pasur që kërkon të mbajë popujt të shtypur dhe ideja më e mirë është të ndash dhe të fitosh, ose të ndash dhe të qeverrisësh, ose të ndash e të pushtosh. Globalizmi është sistemi i skllavërisë moderne të internetit, por paratë i marrin të njëjtët individë që caktohen nga kupola ndërkombëtare. Më parë ka qenë më i vjetër, por e njëjta gjë ndodh sot dhe quhet “Internacionalizmi Proletar” vetëm për propagandë, për të mashtruar të madh e të vogël se lufta në Ukrainë ndodhi beftas dhe këta pasunarët e botës nuk përfitojnë.

Dalja e Zelensky me kostumin e Fidel Castro synon një qëndrim, deklaron se disa janë në luftë të përjetëshme e ne qytetarët e thjeshtë nuk e duam këtë. Dalja e këtij presidenti nga Ukraina me atë veshje në OKB mbron idenë e revolucionit permanent që Che Guevara ka lëshuar dhe George Soros po e mbron sot e kësaj dite. Pra nuk ka paqe për njerëzit që deklarohen si pacifistë. Ka vetëm luftë brenda vetes dhe veten këta e fusin kudo në gjithë botën.

Për mua ka rëndësi Shqipëria pa tjetër pasi kam lindur atje e kam eshtrat e të parëve. Pa tjetër që është Amerika, pasi është ideali i lirisë dhe parimeve që unë mbështes dhe që familja mbështet. Ndërkohë nuk mund të mbështes idiotësitë se Shqipëria e mposhti Rusinë në këshillin e sigurimit vetëm sepse pashë dy kukulla që diskutonin me njëri tjetrin. Ky është globalizmi. Zhurmë dhe jo rezultate. Pra nesër Zelensky do të shkojë në shtëpinë e tij dhe rusët do vazhdojnë të torturojnë popullin e tij, ndërkohë që Rama do të kënaqet me lavdinë e tij si kryekukulla e perandorisë së lavdisë. Pra çfarë ndodhi në Këshillin e Sigurimit? Asgjë përveç se një show ku Soros e dinte se Rama është kukulla më e aftë dhe prandaj u zgjodh një spektakël i tillë. “Duhet alegri edhe kur humbim” dhe këtë e ka thënë Soros. Lavdi atij, asaj dhe atyre!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply