Shefi i EULEX: Të tmerruar nga sulmi kundër Policisë së Kosovës

Shefit i misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, (EULEX) Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është i tmerruar nga sulmet kundër Policisë së Kosovës.

BE-ja ka reaguar më parë duke kërkuar që të verifikohen të gjitha dëshmitë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe që kryesit të nxirren para drejtësisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore e Kosovës.

Persona të armatosur serbë i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.

Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

About Redaksia

Check Also

LDK rritet me 4.5% krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Osmani: Jam kandidate për Presidente

Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe …

Leave a Reply